• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARALAJMËRIMI/ Ish ministri Solis: Në tetor forca goditëse e Covid-19, do jetë më e madhe
Home
Sociale

PARALAJMËRIMI/ Ish ministri Solis: Në tetor forca goditëse e Covid-19, do jetë më e madhe

12 May, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

sh-ministri i Shëndetësisë Leonard Solis thotë se Shqipëria e ka fituar një betejë e pandeminë e koronavirusit dhe se kjo situatë sipas tij thuajse kaloi pa u ndjerë. Por, teksa nënvizon se gjatë verës virusi nuk do zhduket, paralajmëron se në tetor ai do rikthehet me një forcë goditëse më të madhe.

 

“Qeveria veproi sipas udhëzimeve të OBSH dhe sipas ekspertëve. Ky virus nuk është si gripi dhe situata ende nuk është mbyllur”, u shpreh Solis në një intervistë për “ABC News”.

 

“Fazën e parë dhe shumë të rëndësishme falë masave të marra e kaluam shumë mirë. Vetëm në QSUT ka 70 vdekje në muaj. Bllokimi i të gjitha strukturave dhe mungesa e të sëmurëve kronikë do të sjellë rezultate të tjera. Sanatoriumi është strukturë e domosdoshme. Në vitin më të qetë vdesin 21 mijë për shkaqe të ndryshme. Por kurrë nuk ka qenë ky spital kaq bosh. Sot njeriu e ndjen veten zbuluar nga sëmundje kardiovaskulare. Hidhemi në krahun e penalltisë, por me vonesë. Duhet një strategji më e shpejtë“.

 

Gjithashtu ai theksoi se duhet të treguar më shumë, fleksibilitet dhe të shtohen më shumë testime. Ndërsa shtoi se beteja nuk ka mbaruar dhe për këtë arsye duhet treguar kujdes. Edhe pasi të lirohen masat transporti publik do të jetë shumë problematik.

 

“Kjo situatë nuk është mbyllur edhe pse fazën e parë Shqipëria e kaloi shumë mirë. Gjatë verës virusi do të transmetohet në vatra. Nuk do të zhduket”, u shpreh ai.

 

Përse mendoni se në tetor do të ketë të njëjtën forcë?

 

“Bie pjesa e vapës dhe do të fillojë faza e dytë dhe e tretë. Forca goditëse e virusit do të jetë më e madhe dhe ne duhet të jemi vigjilent. Vazhdimisht virusi bën mutacione ndaj dhe është e vështirë të realizohen vaksina. Në Shqipëri duhet hapur më shumë, më shpejt dhe ekonomia duhet të fillojë. Po të më thuash kë do të zgjedhësh vdekjen nga koronavirusi apo varfëria do të zgjidhja virusin. Duhet një hapje më e shpejtë”, u shpreh ai.

 

Më tej ish-ministri i Shëndetësisë tha se vdekjet nga sëmundjet e tjera do të jenë shumë më të larta për shkak të frikës së COVID-19.

 

“Ka një përqindje shumë e lartë e pacientëve apsimptomaik. Të gjithë duhet të jemi alert secili duhet të mbrojë veten e tij, pasi kjo situatë nuk ka mbaruar. Epidemia të ul në “gjunjë”, masat janë probleme komplekse ekonomike-shkencore”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SPAK DO JAPË REZULTATE"/ Kreu i KLP: Më 21 maj betohen dhe 3 prokurorë te Meta. Rroga do jetë 3 milion lekë
Previous article DOLI ME BIKINI/ Ironia e Artan Hoxhës: Jo gjithkush që rreh hekurin, është kovaç! Jo kushdo që mban një mikrofon në dorë, është gazetare

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT