• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKJA E GARDISTIT 27-VJEÇAR/ Dëshmitari: E pash në Shëngjergj, ishte në gjendje jo të mirë (DETAJE+VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

ZHDUKJA E GARDISTIT 27-VJEÇAR/ Dëshmitari: E pash në Shëngjergj, ishte në gjendje jo të mirë (DETAJE+VIDEO)

12 May, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në emisionin ‘Pa gjurmë’ një dëshmi e rëndësishme jep shenja jete të Ervin Dergutit, i cili u zhduk më 27 prill të këtij viti. Sipas dëshmisë më të fundit mësohet se i riu është parë ditën e premte, në fshatin Shëngjergj të Tiranës. Sikundër pretendon ky dëshmitar Ervinin e kanë ndihmuar banorë të zonës duke i dhënë ushqim, ndërsa kishte shfaqur probleme me shëndetin mendor.

‘Disa shokë i kanë dhënë ushqim për të ngrënë, kur është pyetur ai i kishte thënë një emër tjetër dhe se kishte 3 ditë, që kishte shkuar në Shëngjergj dhe ndoshta qëndronte edhe 2-3 ditë, pastaj do kthehej në Tiranë. Arsyen pse kishte shkuar nuk e tregoi ,vetëm tha që do rri 3 ditë dhe me pas na kërkoi një makinë për Tiranë. Më tha që punonte në Gardë, por dukej jo mirë nga gjendja, kishte probleme me shëndetin mendor. Ai ka dashur vetë të iki. Ka patur të njëjtat rrobe që shfaqen në video. Mori rrugën për Tiranë por nuk e di nëse është kthyer apo jo, por nëse është nisur në këmbë i duhet më shumë së 13-14 orë’, tha dëshmitari

Në studion e emisionit ‘Pa gjurmë’ daja i Ervinit, Haxhi Vela foli për një tjetër verifikim të rëndësishëm që ka mundur të bëjë familja, atë se pas informacioneve se ishte parë në Elbasan ai është kthyer sërish në Tiranë, ku mësohet se ka tërhequr para në një bankë.

‘Ditën e premte është tërhequr paga nga Ervini. E kemi vërtetuar këtë gjë. Me shumë mundësi paradite, te zona Medresesë. Informacion është dhënë nga Garda. Me Shëngjergjin dhe fshatrat e tjerë ne nuk kemi asnjë lidhje dhe se di pse është parë në këto zona’, dëshmoi daja

Nënoficeri i Gardës së Republikës, Ervin Derguti humbi gjurmët 2 javë më parë. Kamerat e sigurisë në rrugicën pranë banesës së tij, treguan lëvizjen e fundit të të riut. Ervin Derguti kishte dy vite që kishte nisur punë pranë Gardës dhe në momentin që është nisur për në punë ka qenë civil dhe pa armën e shërbimit me vete. Pas denoncimit në ‘Pa gjurmë’ mjaft informacione treguan vendndodhjen e të riut në Elbasan dhe fshatin Shëngjergj. Por veprimi i fundit i tërheqjes së parave në bankë në Tiranë lë ende hije dyshimi për fatin e 27-vjeçarit. Informacione të cilat janë duke u verifikuar nga stafi I emisionit ‘Pa gjurmë’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO HABITENI/ Këto janë pamjet e burgut më të vogël në botë (FOTOT)
Previous article PRAPASKENAT/ Idrizi akuza Alibeajt një ditë pas Asamblesë së FSHF-së: Vodhi votat e Ekrem Spahisë për 500 mijë lekë

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT