Një nismë tejet e veçantë e ndërmarrë nga përfaqësues të Partisë Socialiste, kryesuar nga kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, në ditën Botërore të Infermierëve.
Balla, bashkë me kolegë të tij, iu kanë shpërndarë karafila infermierëve të spitalit ‘Shefqet Ndqoi, te cilat janë ne vijen e apre te luftes perballe COVID-19. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se falën punës së mjekëve dhe infermierëve, sot Shqipëria ka numrin më të ulët të viktimave në Europë.
“Ju shpreh mirënjohje sot, për atë kujdes që keni treguar ndaj të gjithë personat që u trajtuan në spitalin COVID 2 dhe dita e infermierëve nuk është rastësi, që kooiçidon pas ditës së Europës. Këto për Shqipërinë janë të lidhura më njëra-tjetrën. Falë jush dhe kujdesit tuaj të veçantë, ne jemi ndër vendet e para në Europë sa i përket numrit të jetëve të humbura. Edhe pse çdo jetë e humbur është fatkeqësi për çdo familje shqiptare. Duhet të kalojë një brez që të kalojë një situatë e ngjashme me këtë. Na është dashur që brenda 3-4 muajsh të përballojmë 2 fatkeqësi. Faleminderit infermierëve dhe mjekëve.”, tha Balla.
(BalkanWeb)


