• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK ËSHTË 18 MAJI/ ISHP tregon kur do të ndodhë hapja përfundimtare e Shqipërisë
Home
Sociale

NUK ËSHTË 18 MAJI/ ISHP tregon kur do të ndodhë hapja përfundimtare e Shqipërisë

12 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shqipëria ka shënuar një tjetër fazë të hapjes, ndërkohë që numri i zonave të kuqe është reduktuar.

Në një lidhje në emisionin “Opinion”, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP Eugena Tomini tha se faza tjetër e hapjeve parashikuar në datën 18 maj, do të shënojë 97% të hapjes së aktiviteteve.

Megjithatë edhe në këtë rast, Tomini theksoi se do të vijojë monitorimi i tre elementëve kryesorë që është numri i rasteve të reja, numri i shtrimeve dhe numri i personave në terapi intensive, për të përcaktuar shkallën dhe vijimësinë e hapjeve.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse 18 Maji do të shënojë datën kur do të kemi një hapje përfundimtare, Tomini tha: “Data 18 nuk do të jetë përfundimtare, por përkon me 97% të hapjes së aktiviteteve në vijimësi.

Do të kemi përsëri aktivitete sportive që do të vlerësohen, aktiviteti urban… Jemi në diskutim edhe për fashën orare, por pas datës 18 do të bëhet publike”, u shpreh Tomini.

E pyetur se kur mund të ketë një hapje përfundimtare, shefja e ISHP u shpreh: “Sipas gjasave apo parashikimeve të kryera deri në këto momente, fundi i majit, java e parë e qershorit, duke monitoruar tre kriteret: Numri i rasteve të reja, numri i shtrimeve dhe numri i personave në terapi do të krijojnë hallkat zinxhir të hapjes progresive drejt asaj përfundimtare”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME MASKË DHE DOREZA/ Ibrahimovic zbarkon në Itali, 14 ditë karantinë në Milanelo (VIDEO)
Previous article KORONAVIRUSI NË SHTËPINË E BARDHË/ Trump dhe Pence në krye të detyrës, pas rasteve pozitive në administratë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë Aktualitet

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias Aktualitet

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

KONFLIKTE FAMILJARE/ Zgjidhet MISTERI i ngjarjes së rëndë në Tiranë, 46-vjeçari kreu vetëvrasje Aktualitet

KONFLIKTE FAMILJARE/ Zgjidhet MISTERI i ngjarjes së rëndë në Tiranë, 46-vjeçari kreu vetëvrasje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT