Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj në një video konferencë me donatorët, iu prezantuan planin e deritanishëm për ecurinë e procesit të rindërtimit, pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Ju e dini shumë mirë që kjo është thelbësore dhe shpesh herë përpjekje të tilla dështojnë për shkak të përpjekjes së bashkërendimit. Na duhet ti bëjmë bashkë fuqitë e vullneteve tona dhe të bëjmë një punë shumë të mirë.
Gjithsecili prej jush që është pjesë e programit duhet të ketë një ide të qartë se çfarë është programi dhe cilat janë hapat që duhen ndërmarrë, në mënyrë që të plotësojmë të gjithë panoramën. Shpresoj të shihemi në një format ndryshe por për aq kohë sa kemi këtë format do të na duhet të punojmë.


