• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA E ARKITEKTIT DHE PIKTORIT TË FAMSHËM/ Maks Velo, in memoriam
Home
Kulturë

VDEKJA E ARKITEKTIT DHE PIKTORIT TË FAMSHËM/ Maks Velo, in memoriam

11 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kulturë, Sociale

Nga Sokol Paja

Ikja e Maks Velos në botën e përtejme do të thotë një mendje e lirë më pak në planetin e mëndjeskllevërve. Te ky njeri i revoltuar pasqyrohej jo vetëm drama njerëzore e persekutimit pa faj por edhe post drama e dalë nga burgjet e persekutimi i egër nga xhelatët e diktaturës. Endej rrugëve me hijen e tij dhe surretërit e atyre që e kishin persekutuar e që i shfaqeshin si hije te zeza kudo në kryeqytet.

Me ikjen e Maks Velos ikën jo vetëm kujtimi i bashkëvuajtësve të tij, por humbet shumë dhe memoria e gjallë e muzeut të krimeve, vuajtjeve e persekutimit në regjimin diktatorial. Me ikjen e Maks Velos xhelatët në Ministri të Punëve të Brendshme, Ushtri, Hetuesi, Vetting apo kudo tjetër ku zëri tij ishte kritik, fërkojnë duart si çlirim nga një njeri i hapur dhe kritik. Maks Velo ishte një zë i fortë dhe dëshmitar okular që dëshmoi kundër tyre gjersa iku nga kjo botë. Ai ishte ndër ata njerëz të veçantë që nuk u dorëzua kurrë dhe nuk pranoi të bashkëpunonte me regjimin dhe as me pasardhësit e tyre.

Maks Velo luftoi dhe denoncoi sa mundi trashëgiminë komuniste, këtë mallkim 30 vjeçar në kapilarët e shtetit të brishtë post-komunist. Xhelatët ndjehen më të çliruar, ndërsa, të përsekutuarit e regjimit komunist vazhdojnë edhe sot të jenë pa trajtimin, respektin dhe dinjitetin për qëndresën, vuajtjet dhe jetët e humbura padrejtësisht në diktaturën komuniste.

Maksi u ndëshkua dhe u dënua nga regjimi pse tha të vërtetën, i cili u konsiderua rebel i partisë. Ai shte rebel i lindur. Nana parti donte veç njerëz të bindur e servilë, të pa dinjitet e identitet por Maks Velo nuk ishte i atillë. Ndaj dhe Maksi e pagoi shtrenjtë dhe u dënua si liberal në një sistem asfiksues ku edhe të drejtën për oksigjen duhej t’a merrje te Partia shtet.

Po ashtu Maks Velo ishte një arkitekt e piktor mendjendritur dhe me ngjyra në zymtësinë e territ politik të elitave grabitqare të betonit që ndërrojnë postet tash 30 vjet. Në komunizëm, Maks Velon e rrahën, e torturuan, e zhveshën nga gjithçka, i morën çdo gjë që ai kishte, por shpirti i tij luftarak për liri mbijetoi, edhe pse e pagoi me kosto të lartë. Ai u tradhtua dhe u mohua si profetët në Bibël. Se diktatura për ta besuar dëshminë e bashkëpunëtorit të sigurimit, syrin vigjilent dhe revolucionar të Partisë e gjente sa më afër objektit në survejim.

Maks Velo ishte një mendje estetike, në kaosin e mëndje-betonit të parisë drejtuese të menaxhimit dhe administrimit të kryeqytetit dhe qëndrave urbane në Shqipëri.

Maks Velo ishte një zë kritik dhe i fortë përballë tufës unike të lëpirjes ndaj pushtetit. Tragjizmin e një jete të humbur por me dinjitet e integritet njerëzor Maks Velo e përmbyll me sentencën e dorëzimit të “Klubi i Karavastasë”: “Idealistët e ndershëm nuk duhen, janë të vetmit që dalin të humbur”. Gjatë diktaturës, Maks Velo pabesisht humbi shumë, si kohën, rininë, dashurinë, karrierën e shumë të tjera nga jeta, por ai, ia arriti qëllimit, fitoi shpirtin, idealet dhe lirinë prej rebeli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË ELBASAN/ 39-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në banesë
Previous article PAS RËNIES NË BURG TË REDJAN RRAJËS/ Kejvina Kthella hidhet në krahët e një tjetër mashkulli (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË FIER/ Plagosen drejtuesit e mjeteve, dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË FIER/ Plagosen drejtuesit e mjeteve, dërgohen në spital

"SHKOVA T'I KËRKOJ FALJE, POR MË..."/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n Aktualitet

"SHKOVA T'I KËRKOJ FALJE, POR MË..."/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

"ME THASHETHEMET E BLUSHIT MERRESH TI?" Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Boll se nuk duroj më… Aktualitet

"ME THASHETHEMET E BLUSHIT MERRESH TI?" Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Boll se nuk duroj më…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT