Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi u kapën duke transportuar lëndë drusore pa leje.
Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet A. D., 60 vjeç dhe A. D., 23 vjeç, banues në fshatin Mborje. Arrestimi i tyre u bë pasi, shtetasit e mësipërm janë konstatuar në fshatin Mborje, duke transportuar lëndë drusore pa leje, si edhe kanë kundërshtuar me dhunë gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.


