• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TANI QUHEM AISHA”! Vittorio Sgarbi: Arrestojeni!
Home
Nderkombetare

“TANI QUHEM AISHA”! Vittorio Sgarbi: Arrestojeni!

11 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Është pritur me gëzim por dhe me polemika mbërritja në Itali e aktivistes italiane Silvia Romano e cila për gati 18 muaj ishte rrëmbyer në Kenia nga një grup fondamentalistësh islamikë somalezë të lidhur me Al Qaedan.

Lirimi i saj u krye falë një bashkëpunimi të diplomacisë ndërkombatare dhe të opearcionit të shërbimeve të inteligjencës, nisur në janar të 2020 nga forcat speciale investigative italiane me veprim jashtë territorit italian.

Aktivistja Silvia Romano punonte në Kenia për një projekt të një organizate humanitare italiane në fushën e sistemit të arsimimit për fëmijët.

Gjatë mbërritjes në Romë ku u prit në aeroport nga kryeministri Giuseppe Conte dhe nga minsitri i jashtëm Luigi Di Maio, aktivistja italiane nuk pranoj të heq nga trupi veshjen muslimane tipike somaleze.

Pas takimit me familjarët është marrë në pyetje për 4 orë në Prokurorinë e Romës ku ka rrëfyer detaje nga qëndrimi i saj n duart e grupit fondamentalist.

“Tani quhem Aisha, dhe është një zgjedhje e ija spontane e bërë rreth 5 muaj nga rrëmbimi në Afrikë. Kam emrin e vajzës së Abu Bakir, kalifi i parë islamik e cila u martua me Profetin Muhamet dhe e konsideruar “nëna e besimtarëve”, tha ajo.

“Konvertimi im në Islam, erdhi pasi kërkova të lexoj Kuranin. Nuk jam detyruar e nuk më është ushtruar asnjë dhunë fizike . Rrëmbyesit ishin të armatosur dhe  nuk i pashë kurrë në fytyrë pasi e kishin të mbuluar e më kanë trajtuar mirë. Më premtuan se nuk do të më vrisinin dhe e mbajtën fjalën. Gjatë këtyre muajve kam mësuar gjuhën arabe e rrëmbyesit më kanë shpjeguar motivet e këtij akti si dhe kulturën e tyre. Procesi i konvertimit në Isalm ka qënë i ngadaltë, një zgjedhje e imja e as jam martuar e as nuk jam në lidhje sentimentale me ndonjë nga rrëmbyesit”, ka rrëfyer 25 vjeçarja italiane.

Më pas ajo ka rrëfyer se rreth 1 muaj pas rrëmbimit në Kenia është transportuar në Somali dhe do tre muaj ndryshonin vendbanimin. “Nuk ma kanë trajtuar si të burgosur, isha e lirë të lëvizja brenda banesave ku fshiheshim që ishin përherë në mbikqyrje.”

Ndërkohë dyshime të forta hidhen nga politika opozitare dhe nga media mbi një shumë t madhe parash që shteti italian ka paguar për lirimin e aktivistes Romano, gjë që është mohuar nga Ministria e Jashtme Italiane.

Deputeti Vittorio Sgarbi në një postim në rrjetet sociale akuzon se lirimi i saj “nuk ka qënë një operacion diplomatik, por tregtar.”

“Shteti italian  u poshtruan nga terroristët të cilët dolën fitimtarë nga ky operacion, Askush nuk vë në dyshim që është një lajm i mirë lirimi i saj, por ky shtet që nuk a doli të lirojë Aldo Moron duke zgjedhur linjën e fortë me Brigata Rosse, ky shtet sot nuk bëri gjë tjetër por financoi terroristët duke paguar një shumë milionare”, shkruan Sgarbi.

Madje deputeti Vittorio Sgarbi ka kërkuar arrestimin e aktivistes italiane e cila siapas tij është e radikalizuar në fenë myslimane dhe duhet arrestuar për bashkëpunim me grup terrorist. ‘

‘Ose të pendohet ose të arrestohet si bashkfajtore me terroristët”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REFORMA ZGJEDHORE/ Mblidhet sot online Këshilli Politik. Pritet të caktohet…
Previous article ARMË DHE DROGË NË APARTAMENT/ Çfarë ndodhi me dy shqiptarët në Londër (EMRAT)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT