• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LEHTËSIMET E REJA NDAJ COVID-19/ Kush janë 14 zonat e gjelbra që shtohe nesër
Home
Sociale

LEHTËSIMET E REJA NDAJ COVID-19/ Kush janë 14 zonat e gjelbra që shtohe nesër

10 May, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Dita e nesërme, 11 maj, shënon lehtësimet e reja të vendosura nga qeveria dhe hapjen graduale të bizneseve që janë mbyllur si pasojë e koronavirusit. Nga nesër vendit i shtohen edhe 14 zona të reja të gjelbra, konkretisht Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla.

Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetës brenda zonave të gjelbra me automjet privat duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njëjtës familje.

Gjithashtu në këto zona ka dhe një zgjatje të fashës së orarit për të lëvizur nga ora 05:00-21:00.

Nga data 11 maji do të hapen edhe blloku i tretë i bizneseve duke lejuar që të ushtrojnë aktivitetin e tyre  sipas protokolleve strikte të sigurisë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregtare.

Një tjetër ndryshim është edhe me karantimin e të riatdhesuarve, ku nuk do të ketë më hotele karantinë, por të gjithë shqiptarët e ardhur në vendin tonë do të karantinohen në banesat e tyre.

Po çfarë nuk lejohet ende? Në lidhje me grumbullimet mbeten në fuqi  rregullat se nuk lejohen qëndrimi me më shumë se 5 veta, aktivitetet kulturore dhe sportive të çdo lloji dhe transporti publik si dhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.

Gjithashtu përjashtim bëjnë dhe 6 bashkitë e vendit, Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin, Krujë dhe Fier, që  do të vijojë i njëjti regjim oraresh dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara nga zona e gjelbër te e kuqja dhe e kundërta.

Çfarë lejohet nga 11 maji

-Shtohen 14 zona të gjelbra

-Hapen parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në qendrat tregtare

-Në zonat e gjelbra shtohet fasha e orarit nga ora 05:00-21:00

-Të riatdhesuarit karantinohen të gjithë në banesat e tyre

Çfarë nuk lejohet ende pas 11 majit

-Blindohen me postblloqe 6 zonat e kuqe

-Nuk lejohen kalimi nga zona e kuqe në atë të gjelbër

-Nuk lejohen grumbullimet

-Janë të ndaluara aktivitetet sportive e kulturore

-Nuk lejohet transporti publik

-Nuk lejohet hapja e aktiviteteve  që nuk janë të përcaktuara në listën e 11 majit

Harta e zonave të gjelbra dhe të kuqe
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E TRISHTUESHME..."/ Filozofi Slavoj Zizek: Koronavirusi është vdekja e kapitalizmit dhe një mundësi për të rikrijuar shoqërinë
Previous article "150 EURO ÇADRA NË DITË TEK..."/ Ish- Zëdhënësja e PD-së publikon faturën në Gjirin e Lalzit

F.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit Aktualitet

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish Aktualitet

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen Aktualitet

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT