Policia greke ka sekuestruar rreth 33 kilogramë marijuanë në Athinë, ndërsa për këtë ngjarje ka vënë në pranga 2 shqiptarë.
Operacioni i policisë greke është zhvilluar në dy banesa. Po ashtu, policia e vendit fqinj iu ka sekuestruar shqiptarëve edhe sende të tjera të rrezikshme, raportojnë mediat helene.
Në këtë operacion, policia e vendit fqinj sekuestroi saktësisht 32 kg e 847 gramë marijuanë, 1 pistoletë, 5 fishekë, 1 thikë, peshore elektronike.
Po ashtu, u sekuestruan edhe 32 840 euro para të gatshme, tetë celularë, pjesë paketimi për drogën, si dhe një motor, që dyshohet se përdorej për shpërndarjen e lendes narkotike.