• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DITA E DREJTËSISË/ Xhafa: Koha për drejtësinë e munguar, shembulli i tre gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë është ajo ç’ka presim nga drejtësia e re
Home
Politikë

DITA E DREJTËSISË/ Xhafa: Koha për drejtësinë e munguar, shembulli i tre gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë është ajo ç’ka presim nga drejtësia e re

10 May, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Ish Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, ka zgjedhur të përcjellë një mesazh me doza të forta në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, ku analizon, përgëzon por edhe kritikon.

Duke analizuar procesin e reformimit të saj, Xhafaj nënvizon se ky projekt madhor duhet mbajtur larg nga deformimet dhe ndikimet.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Xhafaj shkruan se:

“Dita e Drejtësisë! Jemi në procesin e reformimit të saj. Ka shumë punë, sfida për t’u përballur për ta realizuar atë siç e ideuam dhe miratuam. Fokus e axhendë konkrete pune, jo fjalime, statuse dhe premtime të pambajtura. Kryesorja, ta mbrojmë procesin nga ndikimet dhe deformimet”, shkruan Xhafaj duke theksuar më tej se: “Kërkohet më shumë përgjegjshmëri e transparencë, kurajo e guxim nga vetë institucionet e reja të drejtësisë. Shembulli i 3 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, çfarë ata janë duke bërë në pak javë, është ajo çfarë qytetarët presin nga drejtësia e re”.

Në mesazhin e tij, deputeti socialist shprehet se është koha për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

“Besoj fort te reforma në drejtësi, te e ardhmja e saj. E sigurt që kurrësesi nuk do të jetë si deri më sot, por shumë më e mirë, më e drejtë, funksionale, efiçente dhe kryesorja me njerëz me integritet dhe të aftë profesionalisht.
“Koha për drejtësinë e munguar! Drejtësi e re me kurajo e më me forcë ballë korrupsionit dhe krimit, abuzivizmit dhe arrogancës së pushtetit ndaj qytetarëve. Koha për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të dhënë dhënë shpresë e besim për shtetin e së drejtës”, shkruan Xhafaj i cili bën paralajmërim edhe për palët që po përpiqen ta sulmojnë reformën.

“Ata që e duan siç e kishin DJE ta harrojnë! Ajo vdiq. Ata që edhe NESËR e duan si dje, s’paskan kuptuar ende asgjë nga reforma. E mendojnë e veprojnë gabim. Është ndërtuar e tillë që të jetë ndryshe dhe për ta. Drejtësi të barabartë për të gjithë, drejtësi në shërbim të qytetarëve”, përfundon mesazhin e tij Xhafaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ SHBA: Vetëkarantinohen tre zyrtarë kryesorë që merren me COVID-19
Previous article "TEATRI NUK PREKET, KEMI METËN"/ Aktori i PD, Neritan Liçaj: Rama ja ngeci Veliajt përgjegjësinë ligjore

Delo.autor

Postime të ngjashme

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT