• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BURGOSEN 3 SHQIPTARË NË ANGLI/ Iu zbulohet fabrika e drogës prej 800 mijë paundësh (FOTO+EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

BURGOSEN 3 SHQIPTARË NË ANGLI/ Iu zbulohet fabrika e drogës prej 800 mijë paundësh (FOTO+EMRAT)

10 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia angleze zbuloi një fermë të madhe kanabisi, që kapte vlerën e 825 mijë paundëve, ndërsa për të kujdeseshin tre shqiptarë, që banonin atje në mënyrë të paligjshme.

Më shumë se 2000 bimë ishin grumbulluar në një fabrikë të ngritur profesionalisht në Gateshead.

Njësia kishte bimë kanabisi në faza të ndryshme të rritjes, të pajisura me ventilim dhe ujitje, ndërsa energjia elektrike merrej në mënyrë të paligjshme.

Kur policia goditi njësinë në shkurt, ata zbuluan të lashtat e mëdha – së bashku me “kopshtarët” Fatlum Alija dhe Fatbardh Selimi si dhe “dora e kuzhinës” Agim Isufi.

Gjykata e Kurorës në Newcastle dëgjoi se treshja ishte futur në vend në mënyrë të paligjshme, kishte shpresuar të gjenin punë të ligjshme, por ishin detyruar të punonin për gangsterët për të paguar shpenzimet e transportit. Një gjykatës tha se ferma do t’u sillte përfitime të mëdha.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Gjykatësi Tim Gittins tha: “Fitimi i kriminelëve që kryejnë këtë operacion ka të ngjarë të jenë matur në dhjetëra, nëse jo qindra mijëra paund.

“Sikur të mos realizohej ky operacion, sasi të mëdha do të kishin përfunduar në rrugët e veri-lindjes së Anglisë. Për pasojë, shumë njerëz do të ishin përfshirë në krim qoftë duke e konsumuar qoftë duke financuar blerjen”.

Ishte rreth orës 02:00 më 20 shkurt kur policia ralizoi hyrjen në njësi dhe gjeti fermën.

Kur të tre burrat u arrestuan, Selimi dha një deklaratë të përgatitur duke thënë se erdhi në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar në mënyrë të ligjshme, por duhej të ndihmonte me fermën e kanabisit “nga frika”.

Alija, 27 vjeç, Selimi, 42 vjeç dhe Isufi, 19 vjeç, të gjithë pa adresë fikse, u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit. Alija dhe Selimi u burgosën për dy vjet dhe Isufi u dërgua në një institucion të ri të shkelësve për 20 muaj.

Gjykatësi Gittins tha se është çështje e Agjensisë Kufitare të vendosë nëse dhe kur duhet të deportohen pasi të vuajnë dënimet e tyre.

Selimi, i cili ka një partner dhe fëmijë në Shqipëri, dhe Alija ishin duke punuar si “kopshtarë” ndërsa Isufi u siguronte ushqim atyre si punëtor i kuzhinës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITET ME THYERJE DYQANI NË PËRMET/ Autori merr një shumë parash dhe zhduket, policia në kërkim të tij
Previous article "NJERËZIT NUK HANË SHQIP"/ Tritan Kalo publikon pamjet: Jam mjek jo vegël e partive, Covid nuk u shfaq në... (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës Aktualitet

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve Aktualitet

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT