• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JO MË SHUMË SE 120 TË FTUAR/ Mjek dhe polic në gadishmëri… Si do zhvillohen dasmat pas 23 qershorit? (VIDEO)
Home
Sociale

JO MË SHUMË SE 120 TË FTUAR/ Mjek dhe polic në gadishmëri… Si do zhvillohen dasmat pas 23 qershorit? (VIDEO)

10 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pas datës 23 qershor do të lejohen ceremonitë martesore. Lajm i shumëpritur ky nga çiftet që kanë vendosur të kurorëzohen në muajt verës. Por si do të zhvillohen dasmat nën kushtet e pandemisë?

Frederika Muço, organizuese eventesh martesore tregoi për Report TV se protokolli është ende në diskutim, por disa nga rregullat qartësojnë se nuk do të ketë më tepër se 120 të ftuar dhe se tavolinat nuk do përbëhen më shumë se nga 5-6 persona.

“Ka gjëra që kur thua polic, mjek na trembin, sigurisht që do të ketë një protokoll. Nuk do të ketë më dasma me 300 e kusur njerez, do të jemi diku tek 100-120, ndoshta nga vjeshta mund të jetë dhe 150. Do të ketë më pak persona të ulur në tavolinë, maska doreza në shërbim. Lokalet që kanë hapsira, gjatë kësaj periudhe po punojnë që të krijojnë kushtet dhe mundësitë që dasmat të bëhen në një ambjent më të hapur. Do të ndryshojë këtë vit edhe koncepti dhe prezantimi i nuses, po shkojmë në gjëra të thjeshta, në natyrë”-shpjegoi Frederika Muço

Prania e një mjeku dhe e oficerit të sigurisë është ende në diskutim në draft, ashtu si dhe matja e temperaturës.

Duke iu përshtatur kushteve të pandemisë COVID-19, nusja e ardhshme nuk duhet të jetë e shoqëruar me tepër se nga 1 person në momentin që shkon të zgjedhë fustanin.

“E para njëherë është respektimi i orarit që të mos kemi dyndje në orare të caktuara. Duhet të këtë sa më pak njerëz që e shoqërojnë nusen kur zgjedh fustanin, por nuk do të pranojmë që të ketë më shumë se një person. Kryesisht i këshillojmë që të vijnë me masat mbrojtëse, me dorezat dhe me maskën por edhe nëse nuk i kanë ne gjithnjë kemi  një kënd që i kemi rezervë. Personeli që do ti shërbejë normal që do të jetë njëkohësisht i armatosur me doreza, maska dhe kemi bërë veshje qe do të jenë çdo ditë të dezinfektuara”-tha Muço

Kjo periudhë është shoqëruar dhe me shume shtyrje të datave të dasmës, pasi COVID-19, prishi iluzionin e shumë vajzave që kanë ëndërruar që në fëmijëri për fustanin e bardhë dhe dasmën e ëndrrave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË ITALI/ Kryeministri Conte italianëve: Nuk do të jetë një verë karantine, por pushimesh
Previous article ALARMI NË SHBA/ Sëmundja e rrallë prek dhjetëra fëmijë, disa të vdekur. Mjekët sqarojnë shenjat e pazakonta

Delo.autor

Postime të ngjashme

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës Aktualitet

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve Aktualitet

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT