• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGROHJA GLOBALE/ Ekspertët japin alarm për rritjen e nivelit të detit, njerëzimi e ka vetë në dorë të ardhmen
Home
Nderkombetare

NGROHJA GLOBALE/ Ekspertët japin alarm për rritjen e nivelit të detit, njerëzimi e ka vetë në dorë të ardhmen

9 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Rreth 100 shkencëtarë janë të bindur se rritja mesatare globale e nivelit të detit do të jetë shumë më e lartë sesa parashikohet nga Këshilli Botëror i Klimës.

Deri në vitin 2100 niveli i detit mund të rritet mesatarisht me më shumë se një metër dhe në vitin 2300 edhe me më shumë se pesë metra – nëse njerëzimi vazhdon të emetojë kaq shumë gazra që shkaktojnë efektin e serrës si deri tani. Ky është rezultati i një studimi aktual të 106 ekspertëve kryesorë, njofton Instituti i Potsdamit për Studimin e Pasojave Klimatike (PIK). Në grupin studimor të drejtuar nga Universiteti Teknologjik Nanyang (NTU) në Singapor, u përfshinë përveç PIK-ut universitete nga Hong Kongu, SHBA, Britania e Madhe dhe Irlanda.

Parashikimi i ri bazohet në shtimin e njohurive për sistemet ujore në botë – dmth. oqeanet, masat e akullit dhe rrjedhat ujore. Dhe sipas studimit vlerësimet e deritanishme lidhur me rritjen e nivelit të detit janë shumë të ulëta.

Ne e kemi vetë në dorë
“Ajo që ne bëjmë sot brenda disa dekadave përcakton rritjen e nivelit të detit për shumë shekuj, këtë gjë analiza e re tregon më qartë se kurrë më parë,” shpjegoi Stefan Rahmstorf nga Instituti Potsdam. “Por ky është edhe një lajm i mirë, sepse ne e kemi vetë në dorë emetimin e gazrave që shkaktojnë efektin e serës. Pra nese e rrisim emitimin, shtojmë rreziqet për miliona njerëz që jetojnë në brigjet bregdetare të botës”.

Nëse ngrohja globale – në krahasim me nivelin paraindustrial – do të kufizohet deri në një maksimum prej dy gradë celcius sipas marrëveshjes së klimës në Paris, ekspertët parashikojnë deri në vitin 2100 një rritje të niveleve të oqeanit prej rreth 50 centimetrash në një mesatare globale, dhe deri në vitin 2030 gjysmë metri ose maksimumi dy metra.

Kurse nëse emetimet e gazrave që shkaktojnë efektin serrë nuk pakësohen dhe ngrohja mesatare globale do të jetë rreth katër gradë e gjysmë celsius, ekspertët, parashikojnë një rritje përkatësisht më të madhe të nivelit të detit: nga 0.6 në 1.3 metra në 2100 dhe nga 1.7 në 5.6 metra në 2300.

Shkrirja e mburojave akullnajore
Sipas ekspertëve paqartësitë më të mëdha lidhen me akullnajat e Groenlandës dhe të Antarktidës. Matjet satelitore tregojnë se mburojat e akullnajore po e humbasin masën e tyre gjithnjë e më shpejt për shkak të ngrohjes globale. Në përgjithësi, vlerësimi i ri i rrezikut është gjithashtu më i lartë se ai i Këshillit Botëror të Klimës IPCC. Ky i kishte ngritur kohët e fundit parashikimet e tij për ngritjen e niveleve të detit me gati dy të tretat. Por tani duket sikur sfida është edhe më e madhe nga sa mendohej – dhe prandaj kundërmasat janë edhe më urgjente, thekson Instituti i Potsdamit për Studimin e Pasojave Klimatike. /DW/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAGOSI DAJË E NIP DHE U VETËDORËZUA NË POLICI/ Gjykata e Kurbinit lë në burg 30-vjeçarin (EMRI)
Previous article KORONAVIRUSI/ Rihapet fasoneria që infektoi me COVID Krujën dhe Kurbinin

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto Botë

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT