• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SËRISH FRIKË NË SHTËPINË E BARDHË/ Një tjetër pjesëtar i stafit del pozitiv, nisin lëvizjet për të mbajtur…
Home
Nderkombetare

SËRISH FRIKË NË SHTËPINË E BARDHË/ Një tjetër pjesëtar i stafit del pozitiv, nisin lëvizjet për të mbajtur…

8 May, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtëpia e Bardhë mori në mbrojtje punën e saj për të mbajtur Presidentin Donald Trump dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence larg infektimit. Komentet erdhën pas njoftimit se një tjetër pjestar i stafit testoi pozitiv për koronavirusin, duke shtruar pikëpyetje në lidhje me sigurinë e udhëheqësve më të lartë të vendit.

Rasti i ri me koronavirus në ekipin e nënpresidentit Pence, i konfirmuar nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, vjen një ditë pas lajmeve se një ndihmës personal i Presidentit Trump ishte testuar pozitiv.

Të dy rastet e njëpasnjëshme kanë shtuar shqetësimet për një infektim të mundshëm të dy udhëheqësve kryesorë të vendit, pasi kohët e fundit ata kanë filluar një program intensiv udhëtimesh, edhe pse numri i të vdekurve nga koronavirusi në vend ka arritur në 75,000.

Por zonja McEnany foli për masa të reja që po merren për mbrojtjen e dy zyrtarëve të lartë, duke përmendur se Shtëpia e Bardhë është tani duke gjurmuar kontaktet dhe se po kërkon që të gjithë punonjësit thelbësorë të stafit të ndjekin me rreptësi udhëzimet për koronavirusin.

“Ne kemi ndërmarrë çdo masë paraprake për të mbrojtur presidentin,” insistoi zonja McEnany para gazetarëve në një konferencë shtypi të Shtëpisë së Bardhë. Ajo foli gjithashtu për pastrimet rregullisht të mjediseve dhe për respektimin e udhëzimeve të distancimit fizik prej dy metrash midis individëve, rregulla që jo gjithmonë janë ndjekur në eventet plot me njerëz në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne kemi bërë çdo gjë që Dr. (Deborah) Birx dhe Dr. (Anthony) Fauci na kanë kërkuar të bëjmë,” shtoi ajo, duke iu referuar dy mjekëve mjaft të respektuar në grupin e punës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë.

Po të premten, Presidenti Trump u pyet në një intervistë të televizionit Fox News nëse ata që i shërbejnë ushqimin do të përdorin maska dhe ai u përgjigj: “Ata tashmë kanë filluar.”

Shtëpia e Bardhë gjithashtu po bën çdo ditë testet koronavirusit për presidentin dhe nënpresidentin, që më parë bëheshin çdo javë. Si Trump ashtu edhe Pence testuan negativ për virusin dhe thanë se ndiheshin mirë.

Presidenti Trump tha për Fox News se ai ende nuk është testuar për antitrupat ndaj koronavirusit të ri, por që me siguri kjo do të bëhej së shpejti.

Nënpresidenti Pence shkoi të premten në Iowa, por sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë që foli në kushte anonimati, një person i stafit të nënpresidentit kishte testuar pozitiv për virusin duke bërë që zyrtarët ta shtynin nisjen e avionit nga aeroporti. Nuk është ende e qartë nëse personi i infektuar kishte qenë në avion.

Presidenti Trump ndërkaq mori pjesë në një ngjarje publike në memorialin e Luftës së Dytë Botërore me veteranë të moshuar. As ai dhe as zonja e parë

Melania Trump nuk kishin vënë maska në ceremoni. Maska nuk mbanin as veteranët dhe as ushtarakët e pranishëm.

E pyetur për sigurinë e të moshuarve në ceremoni, sekretarja e shtypit McEnany tha se kjo ishte zgjedhja e tyre: “Ata zgjodhën të shkonin atje, sepse zgjodhën të vinin kombin mbi veten. Ata donin të ishin me komandantin e tyre të përgjithshëm në këtë ditë e rëndësishme,” tha ajo./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËMBËNGUL SËRISH/ Kryemadhi: Koronavirusi është lojë politike për të ndryshuar rregullat
Previous article FUNDJAVA/ Manastirliu firmos urdhërat: Të shtunën hapur vetëm farmaci dhe ushqimore të pakicës, ja kush lejohet të dalin

s.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT