• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ORIGJINA E KORONAVIRUSIT/ OBSH: E vërteta e pretendimeve të Washingtonit, për laboratorin e Wuhanit
Home
Nderkombetare

ORIGJINA E KORONAVIRUSIT/ OBSH: E vërteta e pretendimeve të Washingtonit, për laboratorin e Wuhanit

8 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Organizata Botërore e Shëndetit tha të hënën se Uashingtoni nuk kishte ofruar prova për të mbështetur pretendimet “spekulative” të presidentit amerikan, se koronavirusi e kishte origjinën në një laborator kinez.

“Ne nuk kemi marrë asnjë të dhënë ose provë specifike nga qeveria e Shteteve të Bashkuara në lidhje me origjinën e supozuar të virusit – kështu që nga këndvështrimi ynë, kjo mbetet spekulative”, tha drejtori i emergjencave të OBSH-së, Michael Ryan përmes një konference virtuale.

Shkencëtarët besojnë se virusi vrasës kaloi nga kafshët te njerëzit, kur u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar, ndoshta nga një treg në Wuhan ku shiteshin kafshë ekzotike për mish.

Epidemiologu i njojur amerikan Anthony Fauci i bëri jehonë deklaratës së OBSH-së në një intervistë të botuar të hënën në mbrëmje, nga National Geographic. “Nëse shikoni evolucionin e virusit nga lakuriqët dhe çfarë ekziston tani (prova shkencore), nuk është e mundur të manipulohet artificialisht ose me qëllim”, tha Fauci për revistën. “Gjithçka rreth evolucionit hap pas hapi tregon se (ky virus) evoluoi në natyrë dhe pastaj kalojë në specie,” tha ai.

Presidenti amerikan Donald Trump, gjithnjë e më kritik ndaj mënyrës se si Kina menaxhoi shpërthimin, pretendon të ketë prova se virusi filloi në një laborator në Wuhan. Dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ha se “ka shumë prova” që mbështesin atë pretendim, megjithëse komuniteti i inteligjencës amerikane javën e kaluar tha se do të vazhdojë të studiojë, nëse shpërthimi buronte nga kafshët, apo nga një aksident laboratorik. Kina ka hedhur poshtë me forcë akuzat që laboratori ishte burimi i virusit.

“Shkenca duhet të jetë qendrore”

OBSH tha javën e kaluar se dëshironte të merrte ftesë, për të marrë pjesë në hetimet kineze mbi origjinën shtazore të pandemisë, e cila brenda disa muajsh ka vrarë më shumë se 250,000 njerëz në të gjithë botën.

“Ne kemi ofruar, siç bëjmë me çdo rast dhe në çdo vend, ndihmë për kryerjen e hetimeve,” tha Ryan të hënën. Ne mund të mësojmë shumë nga shkencëtarët kinezë”, tha ai. Por ai paralajmëroi që nëse pyetjet në lidhje me origjinën e virusit “parashikohen të bëhen si hetim agresiv, atëherë do jetë shumë më e vështirë që të dalim në përfundimet e duhura. Kjo është një çështje politike”.

“Shkenca duhet të jetë në qendër,” shtoi ai. “Nëse kemi një hetim të bazuar në shkencë se cilat janë speciet e origjinës dhe speciet e ndërmjetme, atëherë nga kjo do të përfitojë i gjithë planeti”./ Times – Bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË RUSI/ Mbi 10.000 raste me COVID-19 për të gjashtën ditë radhazi
Previous article FLET NGA SHTËPIA/ Doktori i LSI: Kam luftuar 37 vite kundër pandemive, e njoh mirë këtë punë

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT