Një rast i ri me Covid 19 raportohet në qytetin e Krujës.
Bëhet me dije se gjithsej janë bërë 60 tamponë dhe nga këto vetëm një ka rezultuar pozitiv.
Kruja vijon të mbetet një nga zonat më të rrezikshme që pas shpërthimit të Covid në fasoneri.
Kujtojmë se ditën e djeshme u raportuan 10 raste të reja me covid 19 në 24 orët e fundit. Gjithsej numri i të infektuarve ka shkuar në 842, nga të cilët 605 janë shëruar dhe 206 janë aktivë.


