• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ULËRIMA E THIRRJE”/ Tre të vdekur në pusin në Berat, dëshmitari: U hodha litarin, por ngrinë
Home
Breaking News

“ULËRIMA E THIRRJE”/ Tre të vdekur në pusin në Berat, dëshmitari: U hodha litarin, por ngrinë

8 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kamber Hoxha, Neim Hoxha dhe Gentian Golashi humbën jetën në mënyrë tragjike. Dëshmitarët, të cilët kanë parë nga afër ngjarjen, kanë qenë të shumtë, ndërsa e kishin të pamundur t’u jepnin ndihmë tre personave që humbën jetën brenda në pus.

A ta tregojnë ngjarjen me lot në sy, ndërsa thanë për mediat se ndoshta mund t’i shpëtonin, por prania e gazit nën tokë rrezikonte edhe jetën e atyre që do të futeshin aty. Shtetasi Sokol Simoni, banor i fshatit ku ndodhi tragjedia, tregon për media se e ka parë të gjithë ngjarjen nga afër.

Ai është shprehur se kishte parë Neim Hoxhën që të vraponte për të shpëtuar kushëririn dhe xhaxhain e tij, që kishin mbetur në pus. Por kur fqinji, Sokol Simoni, ishte afruar, ishte tepër vonë pasi ata kishin ndërruar jetë të tre.

“Pashë Neim Hoxhën që vrapoi për të shpëtuar xhaxhain dhe kushëririn e tij. Unë vrapova të merrja litarët. Kur kthehem, ai kishte hyrë. I bërtita, por ai nuk u përgjigj. Thirra disa herë ‘Kape litarin Neim’, pastaj pashë që ngriu”, ka thënë Sokol Simoni.

Ndërkohë, të tjerë familjarë kanë treguar se kanë parë tmerr me sy, shkruan ‘panorama’.

“Ishte e frikshme të shikoje familjen tënde aty brenda në pus, duke dhënë shpirt dhe ne nuk mund të futeshim. E provuan dy nipat të shpëtonin Kamberin, por e pësuan edhe ata. Kamberi hyri që në mëngjes, pasi pusi kishte shteruar ujin dhe ai do ta pastronte. Pa kaluar shumë kohë, filloi të ankohej se nuk po ndihej mirë dhe që po i merreshin mendtë. Aty kërkuam ndihmë pasi unë, grua, nuk mundesha dot të futesha në pus. Sa kanë ardhur çunat, u futën me radhë, por edhe ata ngelën aty brenda. Kush do t’i nxirrte, i thërrisnim, por asnjë nga ata s’po reagonte. U asfiksuan të gjithë atje brenda. Jemi të tronditur nga kjo ngjarje, e kishin pastruar herë të tjera, por nuk ka ndodhur një gjë e tillë”, është shprehur zonja e shtëpisë.

Tri shtëpi kanë hapur dyert e mortit ditën e djeshme në fshatin Dyshnik të Beratit, ku një fatkeqësi e ndodhur u mori jetën Kamber Hoxhës, Neim Hoxhës dhe Gentian Golashit. Vëllai i viktimës 75-vjeçar, Neki Hoxha, është shprehur se fillimisht në pus kishte hyrë Kamber Hoxha, i cili po tentonte të hiqte shkallët e pusit dhe më pas ta mbushte me dhe për shkak se ishte tharë, por gazi e ka asfiksuar. Për të shpëtuar atë, menjëherë është futur nipi (djali i motrës), Gentian Golashi, dhe më pas djali i vëllait, Neim Hoxha, por edhe këta të dy mbetën të asfiksuar.

“Vëllai po e mbushte me dhe këtë pusin. Po mundohej të hiqte dhe nuk e dinte se ishte mbushur me gaz. Vëllai ngeli brenda. U fut nipi, çuni i motrës, Gentiani, ngeli edhe ai. U fut edhe djali tjetër, Neimi, dhe ngeli edhe ai. Nxjerrja vonoi pak, mbi një orë. Më takuan rrugës zjarrfikësit, madje iu hapa edhe rrugën se nuk e dija se ku po shkonin”, është shprehur Neki Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ORIGJINA E KORONAVIRUSIT/ Kina do të pranojë një hetim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
Previous article KORONAVIRUSI/ Testimi i 20 mostrave nga ISHP, del pozitiv me COVID-19 farmacisti në Fier

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve Aktualitet

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve

"DORËHEQJE"/ Studentë dhe pedagogë protestë para Ministrisë së Arsimit, thirrje kundër qeverisë Aktualitet

"DORËHEQJE"/ Studentë dhe pedagogë protestë para Ministrisë së Arsimit, thirrje kundër qeverisë

"MË QËLLUAN PRINDËRIT"/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz Aktualitet

"MË QËLLUAN PRINDËRIT"/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT