Ashtu si e paralajmëroi edhe dje zv. kryeministri Erion Braçe, çmimi i patates dhe i qepës do të jetë i njëjtë për të gjithë fermerët e Divjakës, për të shmangur abuzimet me çmimet abuzive. Patatja dhe qepa nga sot e tutje do të shitet me 40 lekë kg.
“Këto janë çmimet e qepës dhe patates; Prej mëngjesit të sotëm, Bujqit e Divjakës kanë vendosur: Çmimi i qepës së thatë: 40 leke/kg’, çmimi i patates së re: 40 leke/kg. Boll tregtarët morën mall pa lekë në Divjakë duke u pasuruar në kurriz të bujqve. Blini direkt në Divjakë! Mos blini në dorë të dyte e të trete! Ejani në Divjakë e merrni mallin drejtpërdrejtë me këto çmime”, shkruan Braçe.


