• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI NË ITALI/ Autorizohet studimi në nivel kombëtar i kurimit me plazmë ndaj Covid-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI NË ITALI/ Autorizohet studimi në nivel kombëtar i kurimit me plazmë ndaj Covid-19

8 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Autoritetet italiane të Institutit të Shëndetit Publik dhe të Agjencisë Kombëtare të Barmave kanë autorizuar nisjen e një studimi kombëtar krahasues për të vlerësuar efikasitetin e terapisë e kurimit me plazma tek pacientët e infektuar nga Covid 19.

Analizat e konkluzionet e këtij studimi mund të lejojnë më pas krijimin e një metode unike e të standardizuar të terapisë me plazma për pacientë COVID 19.

Që prej muajit mars terapia me plazma ka nisur të aplikohet në disa qendra spitalore në formën e një kure eksperimentale tek pacientët në gjendje mjaft të rënduar shëndetësore. Por deri më sot ishte një terapi e lokalizuar e vendimi i marrë nga autoritetet italiane të shëndetit publik do të lejojnë një analizë shkencore mbi efektin e antitrupave të pacientëve të shëruar nga Covid 19 tek pacientët e sëmurë e në gjendje të rëndë.

Si funksionon plazma terapia koronavirus?

Plazma është pjesa më e lëngshme e gjakut e përbërë nga ujë, proteina hormone e ushqyes. Por mbi të gjitha është e përbërë nga antitrupa të formuar tek pacientët pas shërimit nga virusi me efekt neutralizues,

Teknika e kësaj terapie është relativisht e thjeshtë e konsiston në marrjen e plazmës tek pacientët e shëruar e injektimin e saj tek ata të sëmurë rëndë me qëllim që antitrupat të neutralizojnë e të ndalin virusin. Një teknikë e tillë është përdorur dhe më parë në epideminë Sars 20202 e Mers 2020.

Në Itali është përdorur në formë eksperimentale për të kuruar fillimisht 52 të sëmurë me Covid 19 në spitalin e Mantovës e Pavias. Mes tyre dhe një grua shtatzënë e cila është shëruar falë injektimit të plazma terapisë.

Kosto

Plazma terapia ka një kosto mjaft të ulët. Pacientët e shëruar e dhurojnë plazmën gratis.

Kosto për ta shpërndarë tek qendrat e tjera spitalore është rreth 172 euro. Çdo qese plazma injektohet me dy doza tek pacienti e injektimi kushton 86 euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABUZIMET ME ÇMIMIN E PATATES DHE QEPËS/ Braçe: Bujqit e kanë vendosur, 40 lekë kg. Blini në Divjakë
Previous article COVID-19/ Hapen Qendrat Tregtare, parukeritë, berberët dhe klinikat dentare. Nga 11 maji, të riatdhesuarit karantim në banesë

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT