• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E STUDENTES GREKE/ Shqiptari: Faji im i vetëm është që e lashë… (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E STUDENTES GREKE/ Shqiptari: Faji im i vetëm është që e lashë… (DETAJET)

7 May, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në seancën e sotme gjyqësore të zhvilluar në Apelin e Athinës në Greqi ndaj shqiptarit Aleksandër Luca dhe shokut të tij Manolis Koukouras të akuzuar për vrasjen e studentes 21-vjeçare, i pandehuri shqiptar ka kërkuar falje.

Ai ka hedhur akuza ndaj 23-vjeçarit grek, të cilin e bën përgjegjës për vrasjen e studentes. Aleksandër Luca tha në gjykatë se i vetmi faj i tij është që nuk bëri asgjë për të mbrojtur vajzën. Sipas tij, Eleni i kishte kërkuar që ta dërgonte në spital pasi ishte abuzuar dhe dhunuar.

“Nuk e vrava unë, e ndihmova. Kur po e pastroja, Eleni më tha ‘më dërgo në spital’”, u shpreh Aleksandër Luca përpara gjykatës duke kujtuar çfarë kishte ndodhur natën e vrasjes.

Ai ka treguar gjithashtu se kur shoku i tij grek Manolis Koukouras e goditi me thikë dhe levë studenten, u futën në makinë të tre së bashku duke menduar se do të shkonin në spital për të çuar për mjekim 21-vjeçaren e cila ishte ende gjallë.

Por, në rrëfimin e tij përpara gjykatës, Aleksandër Luca tregoi se 23-vjeçari grek kishte vendosur që ta hidhte vajzën në det, me argumentimin që nëse do të shkonin në spital do të zbulohej se Eleni ishte abuzuar seksualisht dhe dhunuar.

Të dy e lidhën studenten nga këmbët dhe e hodhën në det. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi më pas se Eleni ishte ende gjallë deri në atë moment dhe kishte humbur jetën nga mbytja.

Prej këtej, vijoi rrëfimin shqiptari, dy djemtë u rikthyen në shtëpi për të pastruar rrëmujën dhe për të zhdukur provat. Sipas tij, greku Manolis Koukouras e kërcënoi shqiptarin që të mos tregonte asgjë në të kundërt do ta pësonte si Eleni.

“U frikësova. E di që është faji im që e lashë të ndodhte, unë jam ai që nuk mbrojti Elenin”, u shpreh Aleksandër Luca.

Ndryshe nga shoku i tij grek, shqiptari i kërkoi falje familjes së studentes së ndjerë për vdekjen e vajzës së tyre.

Nga ana tjetër, shtypi grek raporton se i akuzuari tjetër Manolis Koukouras u dërgua në spital për të bërë testin ndaj Covid-19 pasi kishte shfaqur ethe dhe temperaturë.

Gjyqi për këtë çështje vazhdon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAGOSI PRONARIN E BANESËS GJATË TENTATIVËS PËR TA GRABITUR/ Ja si e pësoi 47 vjeçari në Krujë
Previous article "MË THA FALEMINDERIT KUR PA FLAMURIN SHQIPTAR"/ Shqiptari tregon historinë e pazakontë me Papa Françeskun

s.autor

Postime të ngjashme

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT