• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTOI PRINDËRIT DHE MOTRËN PARA DASME/ Dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçarja nga Dibra e Madhe (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTOI PRINDËRIT DHE MOTRËN PARA DASME/ Dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçarja nga Dibra e Madhe (EMRI)

7 May, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata Themelore e Gostivarit në Maqedoninë e Veriut ka dënuar me burgim të përjetshëm 30-vjeçaren shqiptare, Blerta Pocesta, e cila është shpallur fajtore për vrasjen e nënës, babait dhe motrës së saj, ngjarje kjo e ndodhur në 27 gusht të vitit 2018, në Dibër të Madhe.

Familja Pocesta jetonte në Pordenone të Italisë, por kishte shkuar në Dibër të Madhe, vendin e tyre të origjinës, për të marrë pjesë në një dasmë të miqve të tyre. Pas ceremonisë festive, Blerta qëlloi me pistoletë nënën e saj, Nazmijen, 53 vjeçe, të atin, Amidin, 55 vjeç dhe motrën 14-vjeçare Anila.

Ajo u arrestua në Itali, ku ishte kthyer menjëherë pas krimit dhe iu dorëzua për gjykim autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.

Një bashkëpunëtor në krim, Ferdi Gashi, u dënua me 10 vjet burg, ndërsa me 3 vite u dënua 60-vjeçari Vehab Gllobiçishta, i cili e ndihmoi autoren e krimit të largohej nga Maqedonia e Veriut.

Mediat italiane dhe ato maqedonase citojnë disa dëshmi të 30-vjeçares në prokurori dhe gjykatë, ku ajo ishte shprehur se i kishte vrarë për shkak se nuk e lejonin të martohej me një italian.

Blerta Pocesta punonte si sekretare në një kompani, ndërsa policia italiane e kishte skeduar si përdoruese droge.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHËTITJE BUZË DETIT/ Çiftet e reja shijojnë diellin në plazhin e Golemit (FOTOT)
Previous article DOSSIER/ Le Voltaire: Intervista e Ismail Qemalit më 1911 në Kostandinopojë mbi revoltën e mundshme në Shqipëri

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT