• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THELLOHET PËRPLASJA SHBA-KINË/ Pompeo i përgjigjet Pekinit: Lejoni shkencëtarët të flasin për origjinën e COVID-19
Home
Nderkombetare

THELLOHET PËRPLASJA SHBA-KINË/ Pompeo i përgjigjet Pekinit: Lejoni shkencëtarët të flasin për origjinën e COVID-19

7 May, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Zyrtarët e lartë amerikanë dhe ata kinezë po vazhdojnë polemikat mbi origjinën e koronavirusit dhe masat kundër përhapjes së tij.

Pekini po akuzon Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, për lojëra politike me pretendimet e tij se COVID-19 e kishte origjinën në një laborator të Wuhanit. Sekretari Pompeo po bën presion për më shumë informacion mbi origjinën e koronavirusit.

Duket se nuk ka asnjë argument kundër faktit se përhapja e koronavirusit filloi në Wuhan.

Mosmarrëveshjet janë mbi atë se si ndodhi.

Të mërkurën, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u përball me pyetje të shumta nga gazetarët në lidhje me komentet e tij të fundit se ekzistojnë “prova të mëdha” se origjina e virusit ishte në një laborator kinez në Wuhan.

“Kjo mund të zgjidhet shpejt nëse Partia Komuniste Kineze respekton detyrimet e saj ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të qenë transparente dhe e hapur, të bëjë gjërat e thjeshta që bëjnë vendet e tjera të botës, të jap siguri që pandemitë si kjo nuk do të dalin jashtë kontrollit.”

Ndërkohë në Pekin, Ministria e Jashtme e Kinës denoncoi përsëri Sekretarin Pompeo për komentet e tij, duke e akuzuar atë se po merret me “lojëra të brendshme politike”.

“Zoti Pompeo flet në mënyrë të përsëritur mbi origjinën e virusit, por ai kurrë nuk ka paraqitur prova sepse ato thjesht nuk ekzistojnë. Kështu që unë mendoj se kjo pyetje duhet t’u lihet shkencëtarëve dhe ekspertëve mjekësor, dhe politikanët nuk duhet të vazhdojnë të gënjejnë për këtë çështje për nevoja të politikës së tyre të brendshme”, tha Hua Chunying, Zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze.

Edhe vende të tjera po kërkojnë më shumë informacion rreth shpërthimit të virusit në Wuhan, përfshirë Gjermaninë, Britaninë dhe Australinë.

Sekretari Pompeo tha të mërkurën se Kina duhet t’i lejojë shkencëtarët e saj të flasin.

“Kina ende refuzon të ndajë me ne informacionet që na duhen për t’i mbajtur njerëzit të sigurt, siç janë izolimet virale, mostrat klinike dhe detajet në lidhje me shumë pacientë të infektuar me Covid-19 në dhjetor të 2019. Nuk kanë dhënë informacion as për “pacientin zero”.”

Sekretari Pompeo tha se thirrjet e tij për transparencë nga Kina nuk kanë të bëjnë me politikën, por me shpëtimin e jetëve./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Ç'MË BËRI KARANTINA"/ Fjolla Morina pozon provokuese nga shtëpia (FOTO)
Previous article "MË BËRI PORDHË"/ Albano Bogdo tregon si e nxorri të dashurën nga shtëpia në 2 të natës (FOTO+VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT