• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Gjithçka do të ndryshojë, si do të jenë zyrat e punës pas Covid-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Gjithçka do të ndryshojë, si do të jenë zyrat e punës pas Covid-19

7 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Lifestyle, Nderkombetare

Korridoret njëkalimësh dhe xhamat plastikë midis tavolinave të kolegëve të punës për t’i mbrojtur ata nga teshtimat apo kollitjet e njëri tjetrit mund të kthehen në standarte të zakonshme për zyrat e punës pasi urdhërat për karantinim të hiqen, shprehen ekspertët e profesioneve.

Izolimet e urdhëruara nga qeveritë për të mos lejuar transmetimin e mëtejshëm të pandemisë botërore kanë ndryshuar në mënyë drastike mënyrën se si dhe se ku njerëzit punojnë, me miliona njerëz që brenda shtëpive të tyre kalojnë nga dhomat e gjumit ku punojnë në dhomat e ndenjes për të ngrënë dhe më pas me takime me kolegët e punës përmes videokonferencave.

Teksa numri i të infektuarëve ditorë po vjen duke u ulur zyrat po ridizenjohen për të minimizuar riksun e transmetimit dhe ndalimin e valës së dytë të rasteve me koronavirus për të cilën Qëndra Amerikane Për Kontrrollin e Sëmundjeve dhe Ndalimin (U.S. Centers for Disease Control and Prevention) ka paralajmëruar se mund të godasë rëndë ShBA-në këtë dimër.

Dizajni i një ambienti pune ku është respektuar rregulli i distancimit social midis tavolinave të punës

Kompania ndërkombëtare e pronave të paluajtshme si Cushman & Wakefield e cila ka mbikqyrur rikthimin e rreth një milion njerëzve nëpër zyrat e punës në Kinë ka ardhur me një koncept mbi dizenjimin e zyrave të ardhshme pas koronavirusit.

Koncepti përdor rregullën e distancimit social prej dy metrash për t’i mbajtur zonat përreth tavolinave të boshatisura. Një prototip në zyrat e kompanisë në Amsterdam i’u tregon klientëve se si këto hapësira mund të konfigurohen.

“Gjithçka bazohet nga një koncept shumë bazik, ai i distancimit social, si tapetët me ngjyrë që tregojnë hapësirën individuale të punonjësve në tavolinat e tyre apo xhamat plastikë që nuk lejojnë transmetimin e virusit midis kolegëve”, shprehet Bill Knightly që punon me task forcën e covid-19 të kompanisë.

Për disa punonjës që janë mësuar me ndërveprimet sociale në zyrat moderne të hapura dhe “tavolinat e nxehta” mbi të cilat disa punonjës bisedojnë e debatojnë tema lidhur me punën e në afërsi me njëri tjetrin, këto ndryshime mund të jenë të vështira për t’u adaptuar, shprehet psikologu i organizatave Brad Bell i cili ka studiuar impaktin e punës në distancë (remotely).

“Ne kemi gjetur se sa më shumë izolim të përjetojnë punonjësit aq më shumë rritet mundësia e të paturit një impakt negativ  në një numër të gjerë rezultatesh të rëndësishme lidhur me punën.”, shprehet Bell, profesor i Studimeve të Burimeve Njerëzore në Universitetin Cornell. “Mendoj se ky izolim ka shumë gjasa që të shkaktojë stres si dhe të dëmtojë mirëqënien e punonjësve”, shton ai

“Ato që bisedat e mia kanë nxjerrë në pah me kompanitë e ndryshme është se punonjësit janë duke qëndruar produktivë. Ata po e bëjnë punën e tyre. Dhe në shumë mënyra ndonëse është një kohë e vështirë për këdo, ata po performojnë shumë më mirë se ç’kompanitë prisnin”, shprehet ai.

Gjithashtu pritet të ketë kërkesë më të madhe për ambiente të mëdha zyrash që të mundësojnë distancimin social, shprehet Knightly.

Dizajni i një ambienti pune ku tavolinat e punës janë të ndara me xham

“Pastaj përsa i përket pyetjes nëser vallë çdokush që punon nga shtëpia do të vazhdojë të punojë nga shtëpia në të ardhmen, ne mendojmë se jo, të paktën gjer më tani i këtillë ka qënë koncesusi i përgjithshëm”, shprehet ai.

Vdekjet në ShBA nga koronavirusi po i afrohen 70,000 sipas vlerësimit të bërë nga Reuters. Urdhërat për t’u izoluar e të qëndruar në shtëpi e kanë syrgjynosur ekonominë amerikane dhe demonstratat për t’i dhënë fund këtyre urdhërave janë përhapur në gjithë territorin amerikan.

Burimi: Reuters

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOMPENSIMI I PRONAVE/ Strasburgu i jep të drejtë Shqipërisë: Ligji i 2015, mjeti që do të zgjidhë problemin
Previous article 18 MILIONË EURO EVAZION ME TVSH/ Gjykata dënon me 46 vjet burg 24 të arrestuarit e skemës së mashtrimit (EMRA-DETAJE)

Delo.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues Aktualitet

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë Aktualitet

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT