• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI “COMBINATION”/ Arrestohen dy shpërndarësite drogës në Tiranë. Sekuestohen doza kanabisi dhe para
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACIONI “COMBINATION”/ Arrestohen dy shpërndarësite drogës në Tiranë. Sekuestohen doza kanabisi dhe para

7 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Combination”, duke goditur një aktivitet kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Dy persona janë arrestuar dhe janë proceduar dy të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për dy persona që merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike në disa zona të Tiranës, organizuan punën për identifikimin dhe lokalizimin e këtyre shtetasve.

Pas identifikimit dhe lokalizimit të këtyre shtetasve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 i kanë mbajtur nën vëzhgim për të bërë të mundur kapjen e tyre në flagrancë.

Pas vëzhgimit të kryer, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Combination”, si rezultat i të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

H. H., 29 vjeç dhe A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë;

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
A. Xh., 21 vjeç dhe D. V., 23 vjeç, banues në Tiranë;

Arrestimi i shtetasve H. H dhe A. A. u bë pasi, në bashkëpunim më njëri-tjetrin, merreshim me shpërndarjen e lëndës narkotike cannabis sativa.
Gjatë kontrollit të këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesa u gjetën dhe u sekuestruan disa doza me lëndë narkotike, një shumë prej 404.000 lekësh të reja dhe 4 telefona celular të markave të ndryshme.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve H. H. dhe A. A., si dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasve D. V. dhe A. Xh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITET DYQANI I LULEVE NË FIER/ Dy prej autorëve ruanin jashtë, tjetri merr me forcë lekët e xhiros nga sirtari (VIDEO)
Previous article "STRATEGJIA E EKSPERTËVE PO FUNKSIONON"/ Manastirliu: Dita e nëntë pa humbje jete, po rrisim kapacitetet e testimit

Delo.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues Aktualitet

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë Aktualitet

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT