Studiuesit italianë kanë zbuluar planet për të testuar një vaksinë tek njerëzit pasi pretendojnë se vaksina e tyre është ‘e para në botë’ që neutralizon virusin.
Shkencëtarët u dhanë minjve një dozë, e cila është duke u zhvilluar nga Takis Biotech me bazë në Romë, dhe si përgjigje morën antitrupat që ata bënë.
Antitrupat janë substanca të prodhuara nga sistemi imunitar për të luftuar një infeksion specifik dhe janë jetike për imunitetin.
Rezultatet paraprake nga testet laboratorike treguan se antitrupat e krijuar në testin e minjve, ishin në gjendje të ndalonin qelizat njerëzore të infektoheshin me koronavirus.



