• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MASHTRIMET E OPOZITËS/ Si u shtrembërua “Freedom House” dhe “Reporterët pa Kufinj”
Home
Politikë

MASHTRIMET E OPOZITËS/ Si u shtrembërua “Freedom House” dhe “Reporterët pa Kufinj”

6 May, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Shqipëria vlerësohet nga “Freedom House” si vendi më demokratik në rajon në indeksin global të lirive, por për opozitën dhe gazetarë pranë saj, raporti i publikuar në datën 4 maj tregon për degradimin e pandërprerë të vendit.

Në të njëjtën ditë që u publikua raporti, Lulzim Basha deklaroi: “Shqiptarët sot jetojnë në një vend që ka probleme të mëdha me demokracinë dhe përfaqësimin e tyre, me korrupsion në nivelet më të larta, me censurë për mediat, me krimin që nuk ndëshkohet me institucionet e kapura nga një parti”.

Si është e mundur? Leximi i shifrave kokëforta, e bardha mbi të zezë nuk mund të jetë kaq i vështirë.

Atëherë, le të interpretojmë tabelat e tre raporteve ndërkombëtare, duke lene menjane deklaratat politike dhe duke interpretuar vetem te dhenat e tyre.

Ne total, bëhet fjalë për dy tregues të “Freedom House” dhe indeksin e lirisë së shtypit, që matet nga Reporter pa Kufinj.

*1. Indeksi Global i Lirive Demokratike – “FREEDOM HOUSE”*

Në krahasim me një vit më parë, Shqipëria ka një indeks të përgjithshëm të lirive demokratike prej 67. Indeksi i përgjithshëm mat tregues të lirive civile dhe të drejtave politike.

Serbia, vendi i dytë më demokratik, ka shënuar një regres të lehtë duke kaluar nga 67 në 66, një pikë poshtë Shqipërisë.

Maqedonia e Veriut renditet e treta, me 63 pikë, ndërsa Mali i Zi ka pësuar rënien më të madhe të lirive demokratike në rajon, duke zbritur në 62 pikë nga 65. Kosova vijon me 56 dhe mbyll tabelën Bosnja me 53.

2. Indeksi i demokracisë – FREEDOM HOUSE

Përveç renditjes globale, një komponent i rëndësishëm në raportin e “Freedom House” është indeksi i demokracisë, që vlereson eksluzivisht lirinë dhe rregullsinë e zgjedhjeve, pjesëmarrjen në institucionet demokratike, klimën politike në secin vend dhe tregues te tjere te jetes politike.

Në këtë komponent Shqipëria penalizohet nga e gjitha situata politike përgjatë 2019-s, duke u renditur dy pikë pas Serbisë dhe një pikë pas Malit të Zi, por më mirë se tre vendet e tjera të rajonit.

Megjithatë, diferenca me Serbinë dhe Malin e Zi, dy shtete që janë në fazë negociatash është minimale dhe në kushtet e një jete politike normale, lehtesisht Shqipëria mund të ishte e para edhe në këtë tregues.

Kjo sepse raporti i “Freedom House” shpjegon se në këtë tregues, Shqipëria është penalizuar nga mospjesmarrja e opozitës në zgjedhjet lokale, si dhe djegia e mandateve së bashku me bojkotin e institucioneve demokratike.

*3. Indeksi i lirisë së mediave – Reporterët pa kufinj*

Në deklaratat e saj, opozita prek edhe lirinë e shtypit. Sipas saj, Shqipëria është vendi europian ku të drejtat dhe liritë e medias shtypen më shumë.

Si qëndron e vërteta?

Shqipëria në këtë renditje është e treta në rajon. Në nivel europian, ka më shumë se dy dyzina vendesh që pozicionohen më keq, përfshirë pothuajse të gjitha ish-Republikat Sovjetike, Rusinë apo vende të BE, si Bullgaria apo Hungaria. Pra Shqipëria renditet e treta në rajon dhe në mes të renditjes së vendeve europiane.

Tabela e bashkangjitur ilustron këtë indeks. Çuditësisht, Bosnja që është vendi me nivelin më të ulët demokratik në rajon, sa i përket shtypit rezulton që të ketë lirinë më të madhe, ndërsa e fundit i klasës së Ballkanit Perëndimor është Mali i Zi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KOMISIONI EUROPIAN E KA NDIHMUAR SHQIPËRINË..."/ Denaj bisedë me ambasadorin Soreca për një rimëkëmbje ekonomike të shpejtë pas COVID-19
Previous article ZGJEROHET FASHA E ORAREVE E VIZITAVE NË QENDRAT E.../ Manastirliu: Pas 11 majit vendoset për fazat e mëtejshme të ri-hapjes

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT