• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Rreth dy muaj me Covid-19, si ta kuptojmë kurbën e rasteve?
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Rreth dy muaj me Covid-19, si ta kuptojmë kurbën e rasteve?

6 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kurba e pandemisë ka qenë kryefjalë për çdo vend të prekur nga Covid-19. Jo vetëm për Shqipërinë, duke dëgjuar gjithë vëmendje fjalën e ekspertizës për të pasur idenë e një piku të kaluar, ose një kurbë pa shumë lëvizje që mund të fliste për një skenar relativisht të qetë, mundësi e artë për tejkalimin e pandemisë. Por, kurba në Shqipëri ishte ajo që u diskutua më së shumti për lakoren që mori, duke e lënë ekspertizën pa fjalë nëse kishte apo jo një kulm.

Klodiana Spahiu, mjeke në profesion, deputete e Partisë Socialiste, zëvendëskryetare e Komisionit të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, foli në Ditarin e orës 09:00 në A2 për këtë temë.

“Numri i rasteve të ndryshueshme ishte i pritshëm pas masave të reja. Kemi pasur hapje të bizneseve dhe padyshim që kontaktet mes njerëzve do të ishin më të shumta. Duhet të jemi optimist pasi ne jemi në zbritje të kurbës, e cila fatmirësisht ka një formë jo me majë. Ky ishte një rezultat shumë pozitiv. Rastet e reja, 17 një ditë më parë, nuk janë shumë të rëndësishëm për formën e kurbës, pasi ne i kemi kaluar tashmë momentet më të vështira të kësaj pandemie. Unë shpresoj shumë që edhe numri i rasteve të shtruar në spital të vazhdojë të jetë në rënie. Duhet të kemi parasysh edhe numri i rasteve të shëruar”.

Kur ka kaluar piku?

“Besoj se faza më e vështirë ka qenë në ato momente, kur edhe nga urgjenca janë konfirmuar një numër thirrjesh mbi 8 mijë, para 3 javësh. Ka pasur një numër më të lartë të rasteve të konfirmuara. Me të vërtetë kjo kurbë nuk ishte me majë, por ka pasur një kulm të saj, një numër maksimal të rasteve dhe një numër maksimal të pacientëve të drejtuar në spital. Nuk besoj se është fshehur gjë dhe nuk besoj se ne nuk e kemi kuptuar kur ka qenë piku.

Faza e hapjes

“Kjo është një fazë shumë e rëndësishme. Kemi pasur 7 javë në izolim dhe pjesa më e madhe e të sëmurëve kronikë kanë preferuar të mos shkojnë në spital. Tashmë fillon një hap i dytë edhe për sistemin shëndetësor. Të gjitha masat po merren që të përballohet me sukses kjo fazë me të sëmurët kronikë. Ka lindur nevoja për përforcimin e sistemit parësor”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ADRIAN CIVICI/ Si do të ndikojë në Shqipëri bllokimi i eksportit të grurit nga Rusia?!
Previous article MJEKËT E KTHYER NGA ITALIA/ Rama: Janë testuar të gjithë dhe kanë dalë negativë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT