Sita Tyasutami kishte të gjitha simptomat treguese të koronavirusit. Ajo ndodhej e shtruar në një spital të kryeqytetit të Indonezisë, Jakarta dhe gjendja e saj nuk ishte diagnostifikuar ende.
Ajo ishte shtruar së bashku me nënën e saj Maria Darmaningsih, e cila po ashtu kishte të njëjtat simptoma si e bija.
Të mbyllura në dhoma të veçanta në spital, Tyasutami dhe e ëma ishin në pritje për rezultatet e testeve të koronavirusit deri në momentin që presidenti i Indonezisë bëri një njoftim befasues.
Në një konferencë shtypi të transmetuar për vendin, Presidenti Joko Ëidodo tha se dy shtetase indoneziane kishin testuar pozitivisht për Covid-19, dy rastet e para të konfirmuara në vend.
“Një grua 64-vjeçare dhe vajza e saj 31-vjeçare janë duke u trajtuar në një spital të sëmundjeve infektive në Jakartë”, është shprehur presidenti.
Presidenti Ëidodo po fliste për këto dy paciente, me profilet e tyre, moshat, simptomat dhe historinë e kontakteve të tyre.
Ky lajm u transmetua edhe në televizoret e spitalit, ku Tyasutami sapo e dëgjoi e pyeti infermieren nëse po trajtojnë ndonjë pacient tjetër me koronavirus dhe ajo i shprehet jo.
Tyasutami dhe nëna e saj ishin zbuluar si dy rastet e para të njohura të koronavirusit në Indonezi. “Unë u hutova, u zemërova, u trishtova”, tha Tyasutami për BBC. “Unë nuk dija çfarë të bëja sepse ishte në të gjithë median”.
Brenda disa orësh, ajo u bë fytyra e shpërthimit të koronavirusit të Indonezisë.
/Ora News.tv/




