• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ 10 mësimet që na dha koronavirusi për debatin politiko-mediatik!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ 10 mësimet që na dha koronavirusi për debatin politiko-mediatik!

5 May, 2020 Redaktor1 OP-ED

Nëse ka vend për një bilanc paraprak, rreth pasojave që solli pandemia globale në jetën e gjithkujt prej nesh por edhe shoqërisë shqiptare në tërësi, ajo mund të bëhet jo vetëm nga ekspertët e mjekësisë, apo sociologjisë, por edhe nga ato të shkencave të komunikimit.

Në Shqipëri, mungojnë anketimet apo studimet e thelluara profesionale, që do të na jepnin një “fotografim” sa më besnik, të tendencave të reja që solli kjo situatë, në fushën e marrëdhënieve me publikun. Në mungesë të sondazheve, le të mundohemi të evidentojmë, disa prej tyre:

1.- Debati publik i zhvilluar përgjatë periudhës së pandemisë globale në Shqipëri, për herë të parë në historinë 30 vjeçare të post komunizmit, u dominua nga ekspertët e fushës. Nga mjekët, infermierët, drejtuesit e sistemit shëndetësor, profesionistët e linjave, drejtuesit e spitalit infektiv dhe të urgjencës sonë kombëtare.

2.- Prezenca shumë më e pakët se herët e tjera në këtë debat e politikanëve dhe analistëve, solli një vlerë të shtuar në kulturën e komunikimit tonë publik. Diskursi politik për rrjedhojë, e kishte të pamundur që të prevalonte mbi atë profesional, duke kaluar në plan të dytë. Kjo tendencë nisi gjatë debatit për tërmetin, për tu konsoliduar, në këtë për Covid-19.

3.- Profesionistët e fushës të rreshtuar politikisht në anën e kampit opozitar, pavarësisht se u nisën nga interesat e tyre personale, partiake, propogandistike, apo të biznesit privat në linjën e mjekësisë, nuk arritën në asnjë rast të krijonin kauza të besueshme, duke e humbur në të gjitha rastet debatin publik.

4.- Ish ministrat e Shëndetësisë së opozitës, ish deputetë me profesionin apo të diplomuar në mjekësi, ish anëtar të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, ndryshe nga shumë modele politikanësh më të rëndësishëm se ata nëpër botë, nuk preferuan që të rreshtonin krah kolegëve në vijën e parë të zjarrit kundër Covid-19. Përkundër kësaj, kanë qenë më agresivët për të bërë diversion, për të nxitur përçarje, përhapur lajme të rreme dhe panik.

5.- Ndryshe nga qasja ndaj tërmetit të 26 nëntorit 2019, Partia Demokratike dhe Kryetari i saj Lulzim Basha nuk u rreshtuan këtë radhë në krah të interesit të qytetarëve. Opozita kryesore e vendit, tentoi në çdo rast e me çdo kusht, që të bënte politikë në kurriz të sigurisë së jetës dhe shëndetit të shqiptarëve për qëllime elektorale.

6.- Brenda kampit opozitar Presidenti Ilir Meta zgjodhi që të ishte me fjalë në anën e qytetarëve, mjekëve, shtetit dhe qeverisë në luftën kundër koronavirusit. Por në praktikë, nuk iu përmbajt rregullave të vendosura për të gjithë. Ndërsa Sali Berisha, e kundërta: Me vepra zbatoi i zbatoi personalisht me rigorozitet protokollet dhe rregullat e pandemisë, ndërsa me fjalë iu kundërvu atyre si askush tjetër.

7.- Në debatet televizive, për shkak të rregullave të distancimit social, numri i kufizuar i të ftuarve në studio dhe pjesëmarrja e tyre online, e uli zhurmën mediatike. Por, shtoi nga ana tjetër, cilësinë e debatit, përmes argumentave dhe përcjelljes së më shumë emocioneve njerëzore nga përjetimet personale apo familjare.

8.- Përhapja e pandemisë në 193 shtete dhe territore në të gjithë globin, ndihmoi në zgjerimin si kurrë më parë të gjeografisë së të ftuarve në media, jo vetëm shqiptarë por edhe të ekspertëve të huaj. Duke i dhënë një frymëmarrje më të madhe profesionale dhe pasuruar kulturën e komunikimit tonë publik.

9.- Mazhoranca ka qenë e pranishme në të gjitha hapësirat mediatike të komunikimit në lidhje me pandeminë, përmes përfaqësuesve më të mirë politik dhe ekspertëve nga çdo linjë e përballjes në terren me “armikun” e padukshëm. Duke i dhënë debatit publik, një vlerë të shtuar, për të ardhmen.

10.- Kryeministri Rama ishte politikani më i pranishëm në të gjitha mediat, duke përcjellë në çdo kohë mesazhet, vendimet dhe të rejat që qytetarët prisnin të mësonin në lidhje me dinamikën e menaxhimit të situatës së pandemisë. Një zgjedhje e tillë ka rrisk nëse situata shkonte keq, sepse do të ulte kuotat e mbështetjes së tij publike. Por, tani që bilanci është pozitiv, kjo solli,- siç kanë treguar edhe sondazhet,- rritjen e mbështetjes politike për të dhe PS.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DONIN TË MË BËNIN GRUSHT SHTETI"/ Venezuela arreston dy amerikanë. Presidenti Maduro del në televizion dhe akuzon SHBA për komplot
Previous article KONFLIKT ME THIKA DHE SENDE TË FORTA MES DY FAMILJEVE/ 3 të plagosur në Ksamil, policia dhe FNSH në vendngjarje

Redaktor1

Postime të ngjashme

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë OP-ED

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT