Disa pamje tronditëse, ku duken disa të rinj që marrin një qenush të zi dhe e përplasin pas murit, e më pas e hedhin me forcë në pishinë, kanë bërë xhiron e rrjetit.
Qeni i vogël dhe i pambrojtur u përdor si një lodër, teksa u hodh në ajër shumë herë. Ndërkohë adoleshentët filmonin gjithë ngjarjen dhe qeshin me veprimet e tyre ta pahijshme.
Ngjarja ka ndodhur në kopshtin e pasëm të një shtëpie në Dublin të Irlandës. Për më tepër shikoni videon:
Video që mendohet të jetë filmuar disa javë më parë, u shpërnda në mediat sociale dhe më pas u përhap shumë shpejt në internet, duke bërë që policia të nisë një hetim për “keqtrajtim kafshësh”.
Edhe pse u keqtrajtua, fatmirësisht pronari e ka gjetur qenin e tij shëndoshë e mirë.



