Më shumë se 70% të rasteve të reja me koronavirus në Spanjë në 24 orët e fundit janë punonjës shëndetësorë, si mjekë, infermierë, sanitarë etj.
Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë ministrisë së Shëndetësisë në Spanjë. Nga 867 rastet e reja, 631 janë punonjës shëndetësie, një trend kjo që prej disa ditësh ka filluar të rritet.
Kujtojmë që ditët e fundit në Spanjë numri i viktimave nga koronavirusi është ulur ndjeshëm. Në 24 orët e fundit në Spanjë kanë humbur jetën 185 persona, duke e çuar në 25.613 në total.
Që prej 2 majit, Spanja nisi lehtësimin e masave kufizuese. Njerëzit kanë dalë për të shëtitur, vrapuar dhe për të kryer aktivitetet e tyre të përditshme. Po ashtu edhe daljet me biçikleta janë të lejueshme.
Pak ditë më parë në Spanjë u lejua për herë të parë pas gati 2 muaj izolim shëtitjet e fëmijëve me prindërit. Megjithatë mbeten ende në fuqi rregullat e distancimit fizik dhe oraret e kufizuara për të shmangur turmat.


