• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kryeredaktorja e “Monitor”: Kemi një skenar Kolumbian në Shqipëri. Ja si po pastrohen paratë e kanabisit
Home
Sociale

Kryeredaktorja e “Monitor”: Kemi një skenar Kolumbian në Shqipëri. Ja si po pastrohen paratë e kanabisit

28 December, 2017 g.autor Aktualitet, Sociale

Gazetarja e ekonomisë, njëherazi kryeredaktorja e revistës “Monitor”, Ornela Liperi, duke folur për emisionin “Të Paekspozuarit” në News24 shpjegoi se ku po shkojnë paratë nga të ardhurat e shitjes së kanabisit. Sipas saj, vendi ynë po kalon një situatë të ngjashme me Kolumbinë e Pablo Escobarit.

“Droga nuk është se iku, thjesht paratë e saj po pastrohen. E njëjta gjë që po ndodh këtu është ajo që ndodhi në Kolumbi. Kemi një skenar kolumbian në Shqipëri, zhvendosja e vëmendjes nga bujqësia që ndodhi vitin e kaluar, konflikt mes policisë dhe institucioneve gjyqësore, rritja e konsumit të drogës nga të rinjtë, kalimin tek heroina, investimi tek hashashi nuk sjellë më fitime. Thjesht ka rënë për shkakun e tregut se nuk ka më fitime. Do kaloje ke heroina, dhe më pas heroinës do kaloje ke ndërtimi, të ardhurat e shitjes do jenë në nivel rekord nga vitin që do vijë, dhe kredit nuk e justifikojnë”, u shpreh Liperi.

Ajo tha se problemi i drogës nuk është zgjidhur në Shqipëri, pasi tani pritet të rritet trafiku i lëndëve të rënda narkotike si heroina apo kokaina.

“Me hashash ishte mënyra më e thjesht për tu pasuruar më shpejt, dhe për aq kohë sa nuk gjetën rrugë tjetër për tu pasuruar më shpejt nuk do të mbyllet, unë mendoj që do kalojë në droga më të rënda për tu pasuruar akoma.” – u shpreh Liperi.

Gazetarja e ekonomisë kritikoi edhe qëndrimin e diplomatëve të huaj, të cilët nuk reagojnë për hashashin dhe përse nuk bëhet legalizimi i saj.

“Kam pasur takime me ekspert të zyrave kundër drogës të kombeve të bashkuara, arsyeja kryesore që shtetet e bashkimit evropian janë më të butë me këtë që po ndodh në Shqipëri, është fakti se kemi të bëjmë me hashashin, është se e gjithë Evropa ka tendencë që të kalojnë në legalizimin e hashashit, ndaj kanë mbyllur një sy. Problem do ishte heroina dhe kokaina për ta. Por unë nuk jam dakord. Sepse nëse sot bëhet fjalë për hashashin do bëhet nesër dhe heroina dhe kokaina. Legalizim ul vlerën.” – përfundoi Liperi./ tpz

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Panucci: Cikalleshi dhe Xhaka janë lojtarë të rëndësishëm, por në Kombëtare ka disa rregulla
Previous article Letra për Trump/ Rama: S’e besoj dot që e ka bërë Meta, ai del sistematikisht nga vetja, por…

g.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT