Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër operacionin e rindërtimit që ka nisur sot në Shijak, ku do të prishen godinat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Teksa shoqërohej nga ministri Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana, Rama është njohur me punën.
Në këtë qytet do të ndërtohen lagje të reja me standarde banimi.
Kujtojmë se tërmeti i disa muajve më parë shkaktoi dëme të mëdha materiale, por edhe viktima. Paralelisht, puna për shembjen e objekteve të dëmtuara po vijon në disa zona të goditura të vendit.
(BalkanWeb)




