• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JEP LAJMIN E MIRË/ Mjeku Kalo: Në 36 orët e fundit asnjë i shtruar te Infektivi, por është pak larg dita kur…
Home
Sociale

JEP LAJMIN E MIRË/ Mjeku Kalo: Në 36 orët e fundit asnjë i shtruar te Infektivi, por është pak larg dita kur…

4 May, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku i njohur Tritan Kalo thotë se në 36 orët e fundit, në Spitalin Infektiv në Tiranë ku po trajtohen pacientët me covid-19 nuk ka pasur asnjë shtrim.

“Të thuash e kemi mposhtur një sëmundje që ka karakterin e një pandemie është një entuziazëm pak i tepruar. Por që jemi në udhë të mbarë dhe që po kujdesemi që të mos kemi rishpërthime kjo është që jo që mund të them. Fatmirësisht kombinimi i vetë ndërgjegjësimit të njerëzve dhe disa masave të marra që për mendimin tim nuk kanë qenë të gabuara kanë bërë që të jemi sot në këtë gjendje ku nga 803 individë të testuar pozitiv me COVID-19 të kemi vetëm 229 raste aktive, të kemi 68% të tyre të shëruar, fatkeqësisht 31 humbje jete  dhe kohët e fundit flas për 36 orët e fundit të mos kemi asnjë të shtruar në spitalin infektiv.

Kjo tendencë shpresoj  të jetë një diell që do vazhdojë të rrezatojë më shumë, por vetëm gjithmonë me kujdesin që njerëzit të vazhdojnë për distancimin nga njëri-tjetri dhe higjiena. Hë për hë kemi në një situatë botërore ku nuk kemi një mjekim specifik antiviral ndaj sars cov 2. Në horizont duket ende pak e largët dita kur do të kemi në eficencë përdorimi e një vaksine që parandalon ose ndërpret vazhdimin e infeksionit”, ka thënë mjeku Kalo në RTV Ora.

Më tej, mjeku ka thënë se klima, terreni dhe kushtet e favorshme të vendit tonë në krahasim me pjesën veriore të kontinentit, kanë ndikuar në imunitetin e shqiptarëve.

“Klima, terreni, uji, dielli janë të favorshme për të mos zhvilluar raste shumë të mëdha në krahasim me pjesën veriore të kontinentit dhe vetë gadishullit Apenin në Itali. Jemi një popullatë relativisht më e re se këto zonat e botës, jemi një popullatë e mirëvaksionuar edhe ndaj infeksioneve të tjera, të një sistemi unitar që është në alarm për të kapur viruse të tjerë, e ka aftësinë për të luftuar SarsCov 2”, ka përmbyllur mjeku Tritan Kalo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "UNË PO TË JEM NË QEVERI..."/ Kryemadhi: Mos më bëni t’i futem e të numëroj të gjitha varrezat e Shqipërisë
Previous article PARALAJMËRIMI OGURZI/ Kryemadhi si “Baba Vanga”: Në korrik diskutohet edhe buka. Jo koronavirusi, ja çfarë do shkaktojë më shumë viktima

F.autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT