• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KA QENË MINISTËR SHËNDETESIE/ Nard Ndoka: Në janar më kapi gripi, mund të kenë vdekur edhe njerëz ato ditë
Home
Uncategorized

KA QENË MINISTËR SHËNDETESIE/ Nard Ndoka: Në janar më kapi gripi, mund të kenë vdekur edhe njerëz ato ditë

4 May, 2020 F.autor Politikë, Uncategorized

Ish-ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka mbështet tezën se COVID-19, mund të ketë qenë që në muajin janar në Shqipëri, dhe për këtë ai pretendon se i referohet ekspertëve.

Ndoka thekson se ai vetë gjatë muajit janar përjetoi një grip mjaft agresiv, për tre ditë të tëra e tha se ka kaluar simptoma të ngjashme me ato të COVID-19, por anashkaloi pyetjen nëse ai e mendon se e ka kaluar kaluar tashmë virusin.

“Janë shprehur edhe në mënyrë publike, por ka pasur edhe një lloj censure nga pjesa zyrtare. Është një realitet që Shqipëria është përfshirë në një grip, që në janar. Është përfolur se mund të ketë pasur edhe humbje në jetë njerëzish në atë kohë.

Në një farë mënyre jo, nga fundi i janarit kisha një gjendje gripale, ndryshe nga herët e tjera, më e rëndë në simptoma. Kjo ishte një shqetësim i miqve tanë, ishte shumë agresiv si grip dhe më shoqëroi tre ditë. E para që merremi shumë me termat, por edhe vitet më përpara kemi pasur Covid.

COVID-16; 17; 18 dhe tani COVID-19. Por në këtë rast ende shkenca nuk e ka të qartë mënyrën e shpërndarjes. Rezistenca e njeriut e kalon në një formë apo një tjetër”, u shpreh ish-ministri në studion e emisionit “Shqipëria Live”.

Ish- ministri tha se sipas tij masat shtrënguese në vendin tonë ishin shumë agresive. Ai pretendon se ka komunikuar me ekspertë shëndetësorë, të cilët sipas tij i kanë thënë se kjo mbyllje është e panevojshme dhe se vendi ynë ka kapacitetet e duhura shëndetësore, për ta përballuar situatën.

Ndër të tjera, ai thotë se ka ndjekur adresën zyrtare në Facebook të kryeministrit Rama, duke sqaruar se ishte i detyruar për ta bërë një gjë të tillë.

Sipas Ndokës, vendimet duhet të merreshin nga Instituti i Shëndetit Publik dhe jo nga Facebook-u i kryeministrit. Këtë mënyrë qeverisje (pra me anë të Facebook-ut), Ndoka e shikon një shkelje ligjore, madje dhe policia që i referohet rrjeteve sociale të kryeministrit, janë duke shkelur ligjin, shtoi ish – ministri. Ai thotë se masat duhet të ishin inteligjente, por në vendin tonë janë marrë masa policore.

“Ekspertët thonë që kjo mbyllje është e panevojshme, sepse ata thonë se COVID-19 nuk është agresiv në Shqipëri. Kemi kapacitetet e duhura spitalore për ta përballuar. Për fatin e keq isha i detyruar ta ndjek në Facebook.

Në nivel institucional, ai bën shkelje ligji. Edhe policia bën shkelje duke iu referuar të Facebook-ut të kryeministrit. Distancimi ishte i nevojshëm, mbyllja e disa aktiviteteve të shërbimit ishin të duhurat.

Në vend që të kishim masa shëndetësore inteligjente, ne kishim masa policore. Nuk e di se përse emrat e këtyre personave që kanë marrë vendimin për vendin tonë, nuk dihen.

Instituti i Shëndetit Publik është i vetmi që ka një komunitet të tillë (i referohet një bordi të specializuar për marrjen e vendimeve).

Ai (kryeministri) ka marrë edhe modele shtetesh që nuk kishin asnjë lidhje me realitetin tonë. Është abuzuar së tepërmi.

E para ishte shumë e rëndësishme të ishin vendime inteligjente. Unë nuk e kam munduar shëndetin mendor, sepse e di që kjo është një alarm. Unë e di që kryeministri ka frikë për vetën e tij”, tha Ndoka./tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇMENDURI/ Theu karantinën dhe shkoi të pinte birra, legjendën angleze e lë bashkëshortja
Previous article KORONAVIRUSI/ Tronditet Bundesliga, regjistrohen 10 raste pozitive me COVID-19

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT