• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJESTI I VEÇANTË/ Çiklisti vullnetar u sjell ilaçet njerëzve në karantinë
Home
Jetë

GJESTI I VEÇANTË/ Çiklisti vullnetar u sjell ilaçet njerëzve në karantinë

4 May, 2020 k.autor Jetë

Me bllokimin e lëvizjeve të shkaktuara si pasojë e koronavirusit, jeta ka ndryshuar. Sportistët profesionistë që luajnë në skuadër janë prekur veçanërisht nga ky realitet i ri sepse nuk kanë asnjë mënyrë për të ushtruar sportin përkrah shokëve të tyre të skuadrës. Por në rastin e çiklistëve profesionistë, një atlet ka gjetur mënyrën për t’i bërë të gjithë fitues.

Çiklisti profesionist Davide Martinelli nget biçikletën e tij përgjatë qytetit të tij, Lodetto, të Italisë.

“Meqë jam çiklist dhe kam një biçikletë dhe dy këmbë të stërvitura mirë, 10 kilometra distancë në ditë nuk është ndonjë gjë e madhe për mua. Dua të ndihmoj njerëzit që më kanë mbështetur gjithmonë gjatë sezonit. Është koha t’ua shpërblej”, thotë zoti Martinelli.

Zoti Martinelli, i cili paguhet për garat, tani shkon në mbarë qytetin për të shpërndarë ilaçe për ata që janë në karantinë gjatë pandemisë COVID-19.

“Sa më pak njerëz të shkojnë në farmaci, aq më mirë. Në se shkoj unë në vend të tre apo katër personave, ka më pak rrezik për infeksion”, thotë ai.

I ati i Martinellit, Giuseppe, vetë një ish-çiklist i cili tani drejton ekipin e djalit të tij, mbetet optimist se Tour de France do të zhvillohet këtë vit.

“Nuk do të ketë anulim por riskedulim. Shpresoj në gusht ose shtator të gjithë mund të shkojmë në mbarë botën, pasi në fund, sporti ynë udhëton dhe njerëzit udhëtojnë nga e gjithë bota për ta parë atë”, thotë Giuseppe.

Tour de France ishte planifikuar të fillonte më 27 qershor dhe tani është shtyrë për në 29 gusht por do të ndjekë të njëjtën linjë. Asnjë datë zyrtare nuk është caktuar për garën për femra.VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Banka e Shqipërisë merr masat për të shtypur kartëmonedha të reja
Previous article BRITANIA AVANCON ME ZHVILLIMIN E ILAÇIT PËR COVID-19/ Shkenëtarët kanë shpresa të mëdha tek zbulimi i ri

k.autor

Postime të ngjashme

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera Jetë

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT