Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Pendavinj të Korçës, ku kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh.
Autori i ngjarjes dyshohet se është nipi i gruas, i cili ka goditur me thikë tezen dhe burrin e saj, ndërsa raportohet se është arrestuar nga policia.
Çifti i bashkëshortëve ndodhet në gjendje të rëndë pasi kanë marrë plagë të shumta në gjoks dhe kokë, ndërsa janë transportuar me urgjencë drejt spitalit.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë pasi kanë dëgjuar të qarat e gruas.
Një prej fqinjëve të çiftit tha se autori i kishte qëlluar në pjesën e zemrës dhe në kokë, ndërsa shprehet se çifti nuk ishin problematikë.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan djalin të kryente këtë akt, ndërsa policia po heton për të zbardhur ngajrjen.


