Çlirim Peka, “shërbëtori digital” i Sali Berishës, ka vërtetuar atë që është shkruar këto ditë, pas ripublikimit të një foto të vjetër Berisha-Meta, fshihej meraku për të treguar se Meta s’ka pazar me Ramën dhe i qendron besnik Berishës.
Kjo, për shkak militantët e PD-së kanë nisur një sulm të egër ndaj Ilir Metës, për sjelljen e butë të këtij të fundit ndaj kryeministri Rama.
Por “shërbëtori digital” i Berishës, që njëkohësisht është i afërt edhe me Metën, pasi në pallatin e tij ka ngritur zyrat e TV-së, kërkon nga këta të fundit të jenë të qetë.
“Kur presidenti, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar dërgoi në Parlament amendamentet e tij, me gjasë të dakorduar në atë mbledhje, mbi ndryshimet në Kodin Penal, reagimi ishte i fortë.
Konsensusin e Ilir Metës në funksion të luftës ndaj pandemisë, Edi Rama, e shiti si afrim të Ilir Metës me të. Si ofertë për pazar; madje të mbyllur!
Reagimi ndaj fotos, edhe pse e hershme, ishte në fakt zhgënjim ndaj një ‘prove të fortë’ se nuk kishte pazar.
Dhe në fakt nuk ka nevojë për prova të tilla, pasi nuk mund të ketë pazar. Pazar për çfarë?!
Kush e blen një kalë të ngordhur?!
Aq më pak, kush bën pazar me apo mbi një kalë të ngordhur?!
Koha e pazarit ishte në shtator 2017, kur Edi Rama sapo kishte fituar mandatin, e jo tani në fund të tij. PD dhe LSI kanë që në vitin 2018 të paktën, që janë në koalicion me njëri tjetrin. Në fakt, të gjithë janë bashkë. Të gjithë kundër Edi Ramës, demokratë e eurosocialistë; çamë e grekë; republikanë e demokristianë”, shkruan ai.
Tani jemi më të qetë.
(TemA)


