Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për 4 nga 7 shqiptarët e akuzuar për vjedhjen e rreth 100 apartamenteve në Nancy të Francës përgjatë tre muajve të fundit të vitit 2018.
SPAK përfundoi hetimet për Bardh Hotin, Besnik Fufin, Aleks Markun dhe Alfons Përkola, të cilët u zbuluan nga parfumi i personalizuar që kishin përdorur.
Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Francë dhe në Shqipëri. 8 të arrestuarit, 5 prej të cilëve në Francë dhe 3 në Shqipëri.
Ata akuzohen për vjedhjen e më shumë se 6 shtëpive dhe lokaleve në Francë.
Kontrollet e kryera bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në veçanti në Shqipëri, të disa objekteve të vjedhura në Lorraine, Francë, në fund të vitit 2018, duke përfshirë bizhuteri të identifikuara me ndihmën e hetuesve francezë.
Një familjeje me origjinë kosovare, e cila shërbente si pikë mbështetëse për keqbërësit, u bë i mundur identifikimi, goditja dhe shkatërrimi tërësisht i këtij rrjeti të organizuar kriminal.
Si i nxori zbuluar laçianët parfumi i personalizuar
Shkak i shkatërrimit të bandës shqiptare u bë një parfum i personalizuar.
Gjatë vjedhjes në një vilë ‘skifterat’ shqiptarë kishin vjedhur edhe një parfum ‘One Million Paco Rabane’ me shkrim të personalizuar, i cili u gjet në shtëpinë e Alfons Perkolës në Laç.
Pas gjetjes së një sërë sendesh të vjedhura autoritetet franceze vunë në pranga 5 anëtarë të familjes Kajtazi, ndërsa në Shqipëri u arrestua Alfons Perkola, Besnik Fufi dhe Aleks Marku.
Raportohet se familja Kajtazi strehonte tre ‘skifterët’, të cilët pasi grabisnin një banesë ktheheshin në Laç dhe depozitonin sendet e vjedhura.
Gjatë kontrolleve në shtëpitë e shqiptarëve u gjetën dhe u sekuestruan bizhuteri, një gjerdan me gurë të çmuar dhe sende të tjera me vlerë 300 000 euro.


