• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SË SHPEJTI RAPORTI AMERIKAN PËR KINËN”/ Donald Trump: Jam informuar nga inteligjenca për virusin që në janar
Home
Nderkombetare

“SË SHPEJTI RAPORTI AMERIKAN PËR KINËN”/ Donald Trump: Jam informuar nga inteligjenca për virusin që në janar

4 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është informuar nga inteligjenca amerikane për pandeminë e koronavirusit që në muajin janar.

Sipas Kreut të Shtetit Amerikan, janë shpëtuar dhjetëra jetë njerëzish falë ndalimit të udhëtimeve për dhe nga Kina. Ndërkohë, sipas një zyrtari të administratës amerikane, Presidenti Donald Trump kishte marrë dy njohime nga inteligjenca për COVID-19.

Njoftimi i parë i kishte ardhur 8 ditë përpara se ai të mbyllte kufijtë për udhëtimet për dhe nga Kina dhe njoftimi i dytë në fund të janarit. Në njoftimin e parë thuhej se koronavirusi mund të përhapet në nivel global dhe se shumë nga të infektuarit mund të vdesin.

Njoftimi i dytë ishte në 28 janar, kur Trump mori informacione se virusi tani po përhapet, dhe se vdekjet ishin të përqendruara në Kinë. Trumpit gjithashtu iu tha se Kina nuk dëshironte të ndante të dhënat që kishte për epideminë me SHBA.

“Unë mendoj se kinezët bënë një gabim. Ata u përpoqën ta fshehin koronavirusin, por dështuan”, ka thënë Presidenti amerikan, duke specifikuar se Kina lejoi që koronavirusi të përhapet në SHBA dhe në vendet e tjera.

Trump njoftoi gjithashtu se një raport amerikan për koronavirusin dhe Kinën do të dalë së shpejti.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THYEN MASAT KUNDËR COVID-19/ Pa autorizim dhe i dehur, arrestohet shoferi 36-vjeçar në Durrës
Previous article "KORONAVIRUSI U HODH ME DRONA"/ Rikthehet Vali Corleone: Ju tregoj kush e hodhi (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT