• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Pandemia në stilin opozitar “hip se të vrava, zbrit se të vrava”!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Pandemia në stilin opozitar “hip se të vrava, zbrit se të vrava”!

3 May, 2020 Redaktor1 OP-ED

Faik Konica botoi në të përkohshmen “Albania” në 15 shtatorin e 1901, shkrimin që njihet me titullin: Këshilla një gazetari. Ku rendiste në stilin e tij të papërsërishtëm, “këshillat pasonjëse për një djalë që kish ndërmend të botonte një gazetë shqip në Misir”.

Në thelbin e vet, Mjeshtri rrekej që ti tregonte se sido që ta bënte ai gazetën, shqiptarët do ti gjenin gjithmonë ndonjë “bisht”; ose për tia vënë, ose për tia hequr. Edhe sot pas 119 vjetësh, kjo kulturë e gjykimit publik, është hasur më së shumti në këto javë të pandemisë globale.

Çfarëdo që kanë bërë mjekët, drejtuesit e sistemit shëndetësor, Komitetit Teknik të Ekspertëve, qeverisë dhe institucioneve të tjera të shtetit që kanë qenë në vijën e parë të zjarrit kundër Covid-19, opozitarët tanë kanë nxjerrë gjithmonë “një bisht” për tiu kundërvënë, edhe kur nuk kanë patur arësye.

Kur ende nuk ishte regjistruar në Shqipëri, rasti i parë pozitiv me virusin vrasës, presioni erdhi duke u shtuar se përse qeveria nuk po vendoste gjendjen e karantinës në vend, për të shmangur rrezikun e përhapjes së tij.

Pasi nisën që të zbuloheshin rastet e para me Covid-19 dhe u gjykua që ky ishte momenti për vendosjen e karantinës në zbatim të protokolleve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe këshillave të ekspertëve më të mirë të fushës, ishin po të njëjtët që i bënin presion qeverisë, për të kundërtën.

E mbani mend besoj debatin e opozitarëve tanë për të bllokuar të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe rrugët e transportit tokësor, detar e ajror në mënyrë që të mos lejohej ardhja e udhëtarëve nga jashtë, për shkak se rrezikonim që bashkë me ta, të hynte në Shqipëri edhe virusi.

Ishin po të njëjtët opozitarë që pas mbylljes së kufijve, nisën të bënin presion për të kundërtën. Duke e akuzuar qeverinë se kishte një platformë antishqiptare dhe në shkelje të konventave të të drejtave të njeriut, duke i mohuar atyre hyrjen në Shqipëri.

E mbani mend besoj përsëri kur përmes masave strikte të karantinimit 14 ditor të çdo udhëtari që vinte nga vende të prekura nga pandemia, qeveria lejoj futjen e grupeve të bllokuara në kufirin e gjelbërt me fqinjët tanë kufitarë, nëpër porte apo aeroporte.

Ishin po të njëjtët që pas kësaj, nisën të bënin presion publik përmes selive të partive dhe mediave, për të mos aplikuar masat e karantinimit, por ti lejonin të gjithë që vinin nga jashtë që të shkonin direkt pranë familjeve të tyre. Është një lojë tipike nga ato që në media e kanë quajtur here opozitarizëm në stilin “hip se të vrava, zbrit se të vrava”. E herë opozitarizëm në stilin e lojës së kungulleshkave.

Më pas erdhi një periudhë kur opozita filloi të hedhi në treg skenarët makabër me persona të prekur nga koronavirusi por që nuk deklaroheshin nga qeveria. Me histori të vdekurish e varresh imagjinare që mbaheshin të fshehtë. E deri tek klasifikimi i Shqipërisë si vendi me shifrat më alarmante në Ballkan, Europë e në të gjithë botën.

E po të njëjtët, bënin presion pas kësaj, për të hapur sa më parë vendin sepse shifrat tona ishin shumë më të ulëta se ato të shteteve, që kishin filluar ndërkohë të aplikonin masat e hapjes graduale për biznesin dhe lëvizjet e kufizuara për qytetarët.

Kur Edi Rama njoftonte se të shtunave do dilnin nënat me fëmijët deri në 10 vjeç, opozitarët thonin se përse nuk dalin edhe baballarët me atë 10 vjeç e sipër. Kur të dielave u jepej mundësia pensionistëve, thonin se përse nuk dilnin edhe parapensionistët. Kur masat liroheshin, ata kërkonin të shtrëngoheshin. Fiks siç kërkonin për tu liruar, atëherë kur vendosej për të kundërtën.

Të dhënat nga “Coronavirus Worldometer” janë treguesi zyrtar i raportit tonë real me pandeminë. Ato dëshmojnë se pavarësht opozitarizmit në stilin “hip se të vrava, zbrit se të vrava” Shqipëria dhe shqiptarët ja dolën, edhe më mirë se shumë e shumë të tjerë. Kjo është kryesorja. Fjalët si gjithmonë i mer era. Treguesit dhe veprat, mbesin. Edhe pas 119 vitesh të tjera!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STËRVITJE E PËRBASHKËT/ Avioni i SHBA fluturon mbi Shqipëri
Previous article SI DY PIKA UJI/ Fjoralba Ponari na prezanton prindërit dhe s’i paska lënë gjë mamasë së saj (FOTOT)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT