Ilir Meta është i ftuar sot në ‘OPINION’ për të folur lidhur me aktualitetin shqiptar, dhe gjithashtu me dy prej temave më të nxehta:
1) Nënshtetësia shqiptare e Janullatusit;
2) Letra e Presidentit Shqiptar dërguar Presidentit Trump për votimin kundër të Shqipërisë ndaj SHBA në OKB;
3) Aktualiteti shqiptar, dhe Presidenti i zgjedhur nga populli;
4) Reforma në Drejtësi dhe ecuria e saj.
***
- DUKE VIJUAR (E PLOTË NGA FILLIMI)
PËR DHËNIEN E NËSHTETËSISË SË JANULLATUSIT
“Jam shumë i bindur për drejtësinë e këtij vendimi sepse Fortlumturia e Tij i plotëson të gjitha kriteret por sepse Ai ringriti nga hiri Kishën Autoqefale të Shqipërisë duke e bërë atë sot në një nga kishat më të nderuara në botë.
Ka qenë jo vetëm një detyrim ndaj të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë pork a qenë një kërkesë e vazhdueshme e shumë personaliteteve të shquara të vendit tonë:doktorë, rektorë, ish-dekanë, emra nga më të shquarit të mjekësisë, të shkencës.”
“Por për popullin grek Janullatosi nuk është thjesht një klerik i lartë por një idhull i adhuruar për shkak të personalitetit të tij të jashtëzakonshëm, si mendimtar në fushën e besimit dhe të teologjisë, si idealist dhe humanist dhe personalitet me reputacion të jashtëzakonshëm ndërkombëtar.
Edhe Mikis Teodorakis, kompozitori I madh grek që po bën 100 vjec, në letrën publikë drejtuar Janullatosit I shkruante “Anastasi i zemrave tona”.
“Edhe unë deri në vitin 2000 kam pasur paragjykimet e mia për Janullatosin, por gjatë vizitës në Boston tek Kisha ortodokse shqiptare , ku takova At Artur LIolin, pata një bisedë vetëm për vetëm me të vetëm për cështjen e Janullatosit.
Ai më dha një ide shumë të mirë: “Mos e gjykoni nga kombësia, por shikoheni si një perosnalitet të besimit”.
Disa vite me vonë, publikisht At Artur Liolin do të deklaronte se edhe Imzot Noli, pot ë ishte gjallë do ta priste dhe do ta respektonte Fortlumturinë e Tij.
Kur isha i vogël gjyshja ime ne fshat, kur bënim zhurmë na trëmbte duke na thënë: “Erdhi greku, erdhi greku!”, sepse në ato zona historikisht kishte pasur luftra me grekët, ashtu sin ë Kolonjë, Korcë apo Panarit.
Ndërsa më kujtohet kur para dhjetë vitesh, duke parë një film në Explorer për komunizmin, u bëra kurioz të pyesja djalin i cili ishte vetëm 6 vjec dhe po luante me lodra se c’mendi kishte ai për komunizmin. Ai pa u menduar fare m’u përgjigj, “komunizmi varrte prifterinjtë o ba”, dhe vazhdoi lojën.
Këto fjalë të tij më kanë mbetur në mendje se cfarë kishte kuptuar ai nga komunizmi.
Ju ftoj të gjithë të ndajmë cështjen e origjinës së Janulloatosin nga cështja e besimit. Ai është personalitet i besimit, misionar dhe nnjeri i Perëndisë i cili ka bërë shërbime të jashtëzakonshme Kishës sonë Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Besimet kanë lindur para shteteve dhe kombeve dhe unë jam i bindur se ardhmja e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë është më e ndritur dhe e sigurt falë edhe kontributit historikut të Janullatosit.
Jam shumë i bindur për drejtësinë e këtij vendimi sepse Fortlumturia e Tij i plotëson të gjitha kriteret por sepse Ai ringriti nga hiri Kishën Autoqefale të Shqipërisë duke e bërë atë sot në një nga kishat më të nderuara në botë.”
Presidenti Meta: Kollokotroni ka thënë: ‘Edhe grekët më të çmendur nuk e braktisin kurrë Zotin!’ Dhe ne e dimë që populli grek është një popull mjaft besimtar, pothuajse homogjen në besimin ortodoks.
Presidenti Meta: Jo vetëm kaq, por edhe marrëdhëniet mes kishës dhe shtetit kanë qenë gjithmonë shumë të forta. Duhet të keni parasysh që jo vetëm ministri i Jashtëm, i cili më ka telefonuar atë ditë, Presidenti…
Pyetje: edhe Presidenti i Greqisë?…
Presidenti Meta: Po, lajmi doli nga agjencia zyrtare greke. Ishte lajm që e nxorën ata, por edhe shumë politikanë…
Gazetari: grekë, gjithmonë?
Presidenti Meta: po, më kanë falenderuar shumë politikanë nga forca të ndryshme, përveç se nga ‘Agimi i Artë’.
Edhe shumë shqiptarë, të cilët jetojnë atje, edhe kolegë tuajt gazetarë dhe do t’jua jap shpejgimin, sepse janë disa arsye. E para, nuk ka të bëjë me faktin se një kryepeshkop me origjinën greke mori shtetësinë shqiptare. Kjo ka të bëjë me faktin që Fortlumturia e Tij nuk është një klerik i zakonshëm jo vetëm për grekët.
LIDHUR ME VOTIMIN KUNDËR SHBA
I pyetur lidhur me votimin kundër SHBA-ve në OKB për ‘Rezolutën e Jeruzalemit’, Presidenti Meta përgjigjet:
“Asnjëherë nuk kam menduar personalisht se mund të ndodhte një votim i tillë në një situatë të tillë kur kërkesat kanë qenë publike të bëra dhe nga Presidenti i SHBA-së dhe nga Ambasadorja e SHBA-së në OKB.
Nuk ka pasur asnjëherë një rekomandim apo një sugjerim, apo udhëzim që Ambasadori ynë të dënojë një veprim sovran të SHBA.
Qëndrimet e Shqipërisë për çështje të rëndësishme sidomos në raport me aleatët tanë më të rëndësishëm duhet të jenë mjaft të qëndrueshme, të besueshme dhe të mirëkonsultuara.
Pra, duhet të reflektojnë një konsensus madje jo vetëm shtetëror, por edhe një konsensus më të gjerë për arsye sepse kemi çështje të rëndësishme siç është ende çështja e Kosovës, çështjet e shqiptarëve në rajon të cilat na kërkojnë përgjegjshmëri të madhe për të ruajtur besueshmërinë ndërkombëtare.”
Ndërsa i pyetur lidhur me rolin e Presidentit momentalisht Meta ka thënë:
“Pa dyshim që Presidenti ka dhe Presidenti do ta luajë gjithmonë rol në politikën e jashtme kur kjo gjë është e domosdoshme dhe është në mbrojtje të interesave shtetërore dhe kombëtare.”
PËR REFORMËN NË DREJTËSI
Ndërkohë që gazetari Fevziu e ka pyetur lidhur me vazhdimësinë e Reformës në Drejtësi Presidenti Meta ka thënë:
“Qëndrimi im ka qenë dhe do jetë transparent.
Jam mjaft krenar dhe i qetë që në detyrën e mëparshme si Kryetar i Kuvendit kam bërë çdo gjë dhe mund të them dhe pa modesti, që kam dhënë edhe një kontribut historik për konsensusin e 21-22 korrikut për të vendosur reformën në një shtrat sa më të gjerë sa më të qëndrueshëm sa më transparent që garantonte një shtet të së drejtës të standardeve evropiane apo veneciane, meqenëse dihet roli shumë i madh që luajti Komisioni i Venecias për këtë çështje.
Edhe më pas për aq kohë sa kam qenë në krye të Kuvendit i kam shërbyer vetëm transparencës në zbatimin e Kushtetutës dhe të ligjeve për këtë reformë.
Dhe në këtë pozicion për aq pak kompetenca apo mundësi sa ka Presidenti i Republikës, qëndrimi im ka qenë fare transparent. Për çështjen në fjalë nuk ka asnjë rol Presidenti. Ajo është një çështje që i ka takuar dhe i takon Parlamentit dhe për çdo çështje për të cilat Presidenti ka një rol qëndrimi im do të jetë tepër transparent.”
PËR REFORMËN NË DREJTËSI
Dua të them që të paktën për aq kohë sa unë kam drejtuar LSI-në, nuk ka patur asnjë rol asnjëherë për emërimin e asnjë prokurori, jo vetëm të përgjithshëm, por edhe në nivele të tjera, dhe të asnjë gjyqtari.
Kështu që të gjitha përpjekjet për të personalizuar reformën duke u mbështetur në problemet që mund të ketë një institucion apo një tjetër, duke e lidhur me një emër të caktuar, për mua janë banale dhe unë si President mund të them vetëm një gjë: reforma do të ecë përpara dhe do të prodhojë ato rezultate të cilat dëshirojnë qytetarët shqiptarë vetëm mbi bazë të shinave kushtetuese dhe veneciane.
Çdo devijim nga shinat kushtetuese dhe veneciane do të prodhojë politizim, personalizim, banalizim dhe thjeshtë do t’i shërbejë acarimit të luftës politike.
Unë, edhe para kësaj çështjeje kam bërë thirrje për dialog dhe për t’i dhënë një zgjidhje bazuar mbi standarde transparente dhe në respekt të Kushtetutës çështjes së kryeprokurorit.
PRESIDENTI I ZGJEDHUR NGA POPULLI
Gazetari: E para, a jeni ju zoti Meta për zgjedhjen e një presidenti nga populli?
Presidenti Meta: “Patjetër, do të ishte një zgjedhje shumë e mirë.”
Gazetari: A do të kishit frikë të garonit në zgjedhjet e ardhshme në një votim të drejtpërdrejtë?
Presidenti Meta: “Kjo është një çështje tjetër, por unë nuk kam pasur ndonjëherë frikë as nga zgjedhjet dhe as nga sfida shumë të forta sikurse ka qenë edhe krijimi i një force të re politike.”
Gazetari: A do të tentoni ju të merrnin një mandat të dytë si President i Republikës?
Presidenti Meta: “Nuk kam patur kohë që ta mendoj një gjë të tillë dhe ky mandat nuk është në funksion të një mandati tjetër apo të një projekti të caktuar.
Unë kam ardhur në këtë detyrë me bindje të plotë për ta përmbushur atë me përgjegjësi maksimale gjatë këtyre 5 viteve dhe nuk mendoj se është e domosdoshme që të mendoj apo të planifikoj për të punuar për një mandat të dytë.”
URIMI I PRESIDENTIT PËR VITIN E RI
“Një vit të ri sa më të paqtë, sa më të të begatë për të gjithë edhe uroj që ky të jetë një vit historik i çeljes ë negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, ashtu sikurse uroj të jetë një vit po kështu historik për Kosovën, sidomos në drejtim të përfitimit të liberalizimit të vizave!
Një vit historik për Maqedoninë dhe sidomos shqiptarët e Maqedonisë, për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe anëtarësimi në NATO. Dhe një vit sa më i mirë për gjithë njerëzimin!”
Përgatiti: AlpeNews.al


