Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka publikuar në rrjetin e saj social Facebook një album me foto nga nxënës të klasave të ndryshme teksa punojnë dhe mësojnë nga shtëpia.
“Vijon mësimi në kushtet e shtëpisë përmes laptop-it të familjes, telefonit të prindërve apo duke ndjekur orët mësimore të transmetuara në RTSH-1”- ka shkruar ministrja Shahini.
Mësimet nga shtëpia vijojnë të ndiqen në RTSH Shkolla, kanalin e MASR në youtube, në platformën akademi.al, si dhe nëpërmjet platformave të rrjeteve të ndryshme të komunikimit në rrjete sociale.
Vijon mësimi në kushtet e shtëpisë përmes laptop-it të familjes, telefonit të prindërve apo duke ndjekur orët mësimore të transmetuara në RTSH-1. 📚📱💻#mësojmëngashtëpia🏡
Gepostet von Besa Shahini am Sonntag, 3. Mai 2020


