• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIJON PUNA PËR NDËRTIMIN E RRJETIT TË UJËSJELLËSIT NË PRRENJAS/ Balla: Nuk ishte vënë dorë që prej ndërtimit në vitet ’70
Home
Politikë

VIJON PUNA PËR NDËRTIMIN E RRJETIT TË UJËSJELLËSIT NË PRRENJAS/ Balla: Nuk ishte vënë dorë që prej ndërtimit në vitet ’70

3 May, 2020 k.autor Politikë

Kantierët e ndërtimit janë rikthyer me intensitet në të gjithë vendin dhe sidomos për shërbime që prekin drejtpërdrejt cilësinë e jetesës së qytetarëve.

Kryetari i Grupit Parlamentar Të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqërur nga kryetari i Bashkisë së Prrenjasit, Nuri Belba inspektoi punimet që po kryhen për ndrtimin e rrjetit të ujësjellësit të qytetit të Prrenjasit, në të cilin nuk ishte vënë dorë që prej ndërtimit në vitet ’70.

Falë investimit të qeverisë do të garantohet furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë dhe me cilësi për 2600 banorë të Prrenjasit.
Në fjalën e tij, Balla vuri në dukje rëndësinë e cilësisë së punimeve dhe mbarimin e tyre në kohë për të garantuar, më në fund një shërbim të shumëpritur nga banorët e Prrenjasit.

“Qyteti i Prrenjasit që ditën kur u ndërtua kishte trashëguar një sistem të shpërndarjes së ujit të pijshëm aspak në standarde, të amortiuar dhe që kishte vështirësuar cilësinë e jetës së familjeve të Prrenjasit.
Ka qenë një detyrë e kahershme, por që tashmë kemi filluar t’i japim zgjidhje përfundimtare. Përmes këtij investimi rreth 2.1 miliardë lekë të vjetra ne do të arrijmë që të gjithë abonentët e qytetit të marrin furnizim me ujë 24 h dhe me cilësi.

Bashkia e Prrenjasit është kthyer në një nga kantierët më të mëdhenj të investimit në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm. Në pothuajse të gjitha Njësitë Administrative po punohet në këtë drejtim.
Ne duhet të garantojmë gjithashtu që uji të mos shpërdorohet dhe të paguhet. Kjo është një zonë që paguan, por deri tani ka paguar aforfe.
Jemi në një moment shumë të rëndësishëm të investimeve në qytet. Prrenjasi bën pjesë në ato bashki të konsideruara të gjelbëra përsa i përket luftës me COVID-19 dhe rifillimi me intensitet i të gjitha punëve publike dhe ndërmarrjeve private është i domosdoshëm.
Rëndësi ka për ne cilësia e punimeve dhe mbarimi brenda afatit pasi ky është një shërbim i domosdoshëm për banorët e Prrenjasit.”, deklaroi Balla.

Ndërsa kryebashkiaku Nuri Belba gjatë fjalës së tij theksoi se ky nuk është investimi i vetëm, përsa i përket furnizimit me ujë. Në thuajse të gjitha Njësitë Administrative po punohet në këtë drejtim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POZON JOSHËSE NGA KARANTINA/ Tayna: Pesha ka shkuar në vendet e duhura (FOTO)
Previous article ÇMENDURI/ Premier League e mbyll sezonin në Australi, planin B i anglezëve! (DETAJET)

k.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT