Një lajm i mirë erdhi këtë fundjavë nga spitali “Maggiore” i Parmës në Itali, i cili mbylli pavionin 26, i përcaktuar për pacientët e infektuar me koronavirus.
Një video e regjistruar në pavion u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale për t’u publikuar më pas dhe nga kryebashkiaku i qytetit Federico Pizzarotti, për të përjetësuar gëzimin e mjekëve dhe infermierëve, transmeton mapo njoftimin.
“Sot mbyllëm pavionin 26 në spitalin e Parmës. Kjo është forca dhe zemra e djemve dhe vajzave tona. Faleminderit që ekzistoni. Do ia dalim”, shkruan Pizzaroti përkrah videos.
Oggi chiude il padiglione 26 (Covid) all'ospedale di Parma.La forza e il cuore dei nostri ragazzi. Grazie di esserci, a tutti voi🙏. Ce la faremo.(Grazie a Leandra per il video)
Gepostet von Federico Pizzarotti am Samstag, 2. Mai 2020


