• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË PRITJE TË VAKSINËS/ Shkencëtarët rendin të zhvillojnë trajtime kundër COVID-19
Home
Nderkombetare

NË PRITJE TË VAKSINËS/ Shkencëtarët rendin të zhvillojnë trajtime kundër COVID-19

2 May, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Vaksina kundër koronavirusit mund të dojë deri në 18 muaj të futet në përdorim. Ndërkohë, shkencëtarët në Britani po përpiqen të identifikojnë mënyra të tjera për të luftuar virusin tek personat e infektuar. Në Oksford një ekip shkencor po përpiqet të gjejë një kurë kundër COVID-it.

Në një laborator në periferi të Oksfordit, një ekip kërkimor operon si grup gjuetarësh në gjurmë të një kure kundër COVID-it me ndihmën e inteligjencës artificiale.

Aktualisht ata po analizojnë një katalog me 12 mijë kimikate për të parë si reagon virusi ndaj tyre.

Nëse eksperimenti rezulton në ngjyrë blu të thellë, kjo tregon se kanë identifikuar një kimikat që mund të ofrojë shpresa.

Medikamentet që ata analizojnë kanë marrë aprovim për përdorim kundër sëmundjeve të tjera dhe për modifikim kundër koronavirusit. Kjo nënkupton që shkencëtarët mund të shmangin provat klinike.

“Duhet të mësojmë shumë gjëra. Mënyra më e shpejtë për të mësuar është duke analizuar proteinat e veçanta për të zbuluar se cila është proteina që do të reagojë ndaj ilaçeve kundër COVID-19,” thotë Dr. Aude Echalier.

Deri tani provat me mjekime anti-virale nuk kanë ofruar shpresa. Por shkencëtarët britanikë në këtë laborator kanë bindjen se një mjekim i zhvilluar për një sëmundje krejt tjetër mund të ketë, thjesht rastësisht, përbërjen e duhur kimike që lufton koronavirusin.

Në këtë mision, shkencëtarët i ndihmon mikroskopi më i fuqishëm në Britani, i njohur si Burimi i Dritës së Diamantit.

“Po përpiqemi të identifikojmë një përzierje kimikatesh që kur ta përdorim tek pacienti, të arrijë të ndalë reaksionin biologjik që shkakton virusi,” thotë Profesor Frank von Delft.

Më parë procesi i identifikimit të ilaçeve të reja kërkonte një dekadë, por situata e krijuar nga pandemia dhe mungesa e një vaksine i ka dhënë hov novacionit.

Autoritetet kanë reaguar duke eliminuar pengesa burokratike duke u hapur rrugën kërkimeve që mund të rezultojnë në kura dhe trajtime të reja të vëna në zbatim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A KA BËR KIM JONG-UN OPERACION NË ZEMËR? Ekspertët mjekësorë tregojnë shenjat në duart e diktatorit dhe flasin për… (FOTOT)
Previous article PASOJAT E KORONAVIRUSIT/ Gjermanisë do i duhen 8 vjet ta marrë veten

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

IRANI MBYLL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Akuzon se SHBA nuk po zbaton marrëveshjen e firmosur Botë

IRANI MBYLL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Akuzon se SHBA nuk po zbaton marrëveshjen e firmosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT