Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë për çështjen e punësimit të gazetareve Mira Kazhani dhe Bieta Sulo pranë UKT (Ujësjellës Kanalizime Tiranë).
Në një intervistë për Real Story, ai u shpreh se kompanitë e mëdha kanë gjithmonë nevojë për këshilltarë, specialistë mediash, konsulentë, ekspertë kredie dhe ekspertë kontabël.
‘Përsa i përket një kompanie siç është UKT-ja që është një nga kompanitë më të mëdhaja sot në kryeqytet, ndoshta pas OSSHE-së, ka nevojë gjithmonë për të marrë këshilltarë, specialistë mediash, konsulentë, ekspertë kredie, ekspertë kontabël, pra më të mirët që ka tregu. Kjo është një gjë që ndodh tipikisht’, tha Veliaj.
Më tej ai ka theksuar se gazetarët kudo në botë ‘punojnë rregullisht për kryetarët e bashkive apo kompanitë e qyteteve për të ndihmuar se si të komunikojnë me publikun përsa i përket vendimeve dhe reformave’.


