• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Presidenti Ilir Meta përballë pasqyrës së dhjetorit!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Presidenti Ilir Meta përballë pasqyrës së dhjetorit!

28 December, 2017 Q.Autor OP-ED

Presidenti Ilir Meta megjithëse me një barrë goxha të madhe përvoje politike mbi supe dhe një karrierë të jashtëzakonshme për moshën, duket se ende nuk ndihet plotësisht i sigurtë, në pistën e re të vrapimit të 5 viteve të ardhshme. Po të ishte thjeshtë dhe vetë për të personalisht, shumëkush do të kishte firmosur që tani për realizimin nga ana e tij, të mandatit më të suksesshëm që ndonjë President i Shqipërisë ka interpretuar që nga rrëzimi i komunizmit në Shqipëri. Asgjë nuk i mungon për këtë. As njohja e politikës së brendshme, sistemit dhe mentalitetit të elitave. As njohja e institucioneve, e shtetit dhe e raporteve rajonale e ndërkombëtare.

Por me sa duket, as të gjitha këto nuk mjaftojnë. Sepse jetojmë në një vend, ku pikërisht atëherë kur mendon se i ke dhe i ke arritur të gjitha, nis e kupton se të paska zënë ndoshta edhe hallin më i madh. Kjo qasje nuk ka të bëjë me atë që Nënë Tereza thotë në poemën e saj të njohur, se sa më lart ngjitesh, aq më shumë miq të rremë e armiq të egër do të fitosh në jetë. Jo. Sepse Meta i ka patur herët dhe me siguri që do ti ketë me tepri, gjatë gjithë jetës, si miqtë ashtu edhe armiqtë. Nuk është thjeshtë diçka e investuar për arsye personale. Por sepse me sa duket, kështu funksionon politika në Ballkan dhe në Shqipëri, sigurisht.

Ngërçi, vështirësia dhe të gjitha gjërat e tjera që me sa duket i ushqyejnë dhe i mbajnë gjallë pasiguritë e Ilir Metës, nuk kanë të bëjnë as me të shkuarën dhe as me të ardhmen e tij, por me të tashmen. Veç të tjerash, ajo me sa duket ndikohet nga raporti që Presidenti i një Republike Parlamentare si ai, ka me partinë e dytë më të madhe opozitare në Shqipëri, LSI. Një parti që ai e krijoi, e rriti dhe e lartësoi, e cila tani udhëhiqet nga bashkëshortja e tij.

Nga ana kushtetuese ai përfaqëson unitetin e popullit dhe nuk mund të jetë as anëtar partie dhe as të kryej ndonjë veprimtari tjetër private. Ndërsa nga ana njerëzore, ai gëzon të gjitha të drejtat natyrore e të ligjshme, si çdo qytetar tjetër i thjeshtë i kësaj Republike. Pikërisht, atje ku deri dje qëndronte forca e tij, sot buron pasiguria e tij, për të ardhmen.

Për ta kuptuar më mirë idenë e parashtruar në këtë tekst, do mundohem që të sjell vetëm dy- tri shembuj të konsumuar përgjatë këtyre ditëve të këtij muaji, të cilat ilustrojnë më së miri edhe “ngërçet” e kreut të shtetit.

E para, në lidhje me seancën e votimit të Kryeprokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm më 18 dhjetor, ku ndodhi përplasja e fortë verbale, fizike dhe politike mes mazhorancës dhe opozitës, si brenda ashtu edhe jashtë sallës së Kuvendit. Para, por sidomos pas kësaj ngjarje, çdo aktor dhe faktor i jetës së këtij vendi dhe çdo ndërkombëtar i interesuar, foli për këtë. Mbajti qëndrimin e vet. Pak rëndësi ka nëse mbajti anën e njërit, apo tjetrit, të njërës apo tjetrës palë. E rëndësishme është që u shprehën dhe u artikuluan publikisht, pozicionin e tyre të qarta në këtë histori. I vetmi që nuk foli dhe ende nuk e ka thënë fjalën e tij për këtë çështje, është Presidenti i Republikës.

E dyta, pak ditë pas votimit të Kryeprokurorit të ri, në Nju Jork, Shqipëria ishte në listën e 128 shteteve të tjera të botës, që votuan pro një rezolute, që i njeh qytetit të shenjtë të Jeruzalemit të drejtën që të vijojë të ruaj të njëjtin status që ka mbajtur historikisht, përkundër qëndrimit të SHBA dhe 8 shtete të tjera, për ta “emëruar” atë si kryeqytetin e Izraelit.

Përkundër çdo praktike të mëparshme të institucionit që drejton, z. Meta i dërgoi një letër Presidentit amerikan Donald Trump ku mes të tjerash, deklaron se ai personalisht nuk ka qenë i informuar dhe i konsultuar për këtë vendim të Shqipërisë. Një hap ky që ka marë kritika mjaft të forta nga zëra seriozë publikë, deri edhe nga ish ministra të rëndësishëm të LSI, të kohës kur ai vetë e drejtonte këtë parti.

E treta, lidhet me firmosjen e dekretit për dhënien e shtetësisë, kreut të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, pas 25 vjetësh pritje dhe aktiviteti të tij në Shqipëri. Një akt sigurisht i fortë politik, që vetëm drejtues shteti me profilin e tij mund ta marin. Nga njëra anë me siguri që ishte një mundësi për të kontribuar në relaksimin edhe më shumë të marrëdhënieve të krijuara sëfundi mes Tiranës dhe Athinës. Nga ana tjetër, edhe si një gjest simbolik për tërheqjen e vëmendjes së publikut, politikës dhe ndërkombëtarëve. Një akt nëpërmjet të cilit, me siguri është dashur që të jepet një mesazh i caktuara, në lidhje me çështjet e zhvillimeve të brendshme të vendit.

Kaq mjafton për të kuptuar disi, natyrën e “ngërçeve” që ia prishin me sa duket qetësinë, humorin, elkuilibrat, rrjedhën normale dhe natyralitetin e ushtrimit të detyrës. Për të shijuar në këtë mënyrë me dashurinë e duhur, “luksin” që të ofron detyra dhe posti i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në një situatë dhe në rrethana të tjera, nga këto ku ndodhet Ilir Meta sot.

Megjithatë, ai ka fituar shumë sfida gjatë këtyre 27 viteve jetë aktive politike. Madje edhe atëherë kur i kishte të gjithë kundër dhe dukej se ishte i vetëm. Sikundër ka fituar edhe përballë shumë armiqve të mëdhenj e të egër. Tashmë kur duket se i ka arritur të gjitha, i mbetet të fitojë në fakt, atë më të vështirën. Të fitojë atë më të pakuptueshmen dhe më të papërballueshmen luftë, që njeriut i bie të bëjë në jetë. Luftën me vetveten. A do ia dalë dot? Kjo është çështja!

  • Shkrimi është shkruar posaçërisht për “AFP”.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Laçjani i kërkon ndihmë Policisë për të gjetur gruan, por ajo që merr vesh pastaj…
Previous article Miriam Cani ka një marrëdhënie të shkëlqyer me kunatin e saj (FOTO)

Q.Autor

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT