• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TREGOI SHOKËT E ATENTATIT NË DURRËS/ Policia merr në mbrojtje Klevis Allën dhe familjen e tij
Home
Breaking News

TREGOI SHOKËT E ATENTATIT NË DURRËS/ Policia merr në mbrojtje Klevis Allën dhe familjen e tij

2 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Klevis Alla, 22-vjeçari nga Nish-Tulla e Durrësit, tashmë konsiderohet bashkëpunëtori i prokurorisë, pasi falë dëshmisë së tij policia dhe prokuroria, ka arritur të identifikojë personat që dyshohet të jenë organizatorët dhe qitësit, në 4 vrasje të kryera në Durrës, në datën 2 mars dhe 24 prill 2020. Alla është marrë në mbrojtje nga strukturat e Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve, ku bashkë me të në mbrojtje mësohet të jetë vënë dhe familja e tij. Ai ka treguar me detaje të gjithë dinamikën e krimit, ndërsa ka rrëfyer dhe vendin se ku i kishin hedhur armët e përdorura në vrasje. Dëshmitari i prokurorisë, ka treguar se kishin njohje me dy vëllezërit Haxhia dhe Anxhelo Avdija e Dorjan Shkoza, por konfliktet e lindura për tregtinë e drogës, kishin sjellë që anëtarët e grupit të ndaheshin në dy fraksione, duke filluar eliminimin fizik të tyre.

Deri në këtë fazë të hetimit kjo çështje është duke u hetuar nga prokuroria e Durrësit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vijim dosja ti kalojë për hetime të mëtejshme, prokurorisë së posaçme SPAK, për shkak se personat kanë vepruar në format e grupit kriminal, me detyra dhe role të menduara mirë. Burimet nga policia thanë se janë dhe katër persona të tjerë që kërkohen për tu arrestuar, por deri në këtë fazë të hetimit nuk jepet asnjë e dhënë për këta persona. Altin Ndoci është një personazh jo i panjohur nga policia e Tiranës, pasi ai u ndalua në vitin 2015 për akuzën e vjedhjes, “Mbajtjes pa lejë të armëve” e “Trafikimit të mjeteve motorike”.

Në këtë operacion policia veç sendeve të paligjshme i sekuestroi Altin Ndocit dhe dy radio policie të cilat ishin të fiksuara në sinjalet e komunikimit të gjithë komisariateve të Tiranës. Ja çfarë thuhet në dosjen e dënimit të Altin Ndocit”…gjatë kontrollit të makinës, u gjendën tre pistoleta, e para model 54 me 4 krëhëra me fishekë, nje model “Franchi Llana” me 14 copë fishekë, një revolver me mulli me 5 fishekë. Po ashtu në automjet u gjetën një maskë ngjyrë të zezë,dy palë doreza, dy radio dhënëse- marrëse me sinjale të komisariateve të policisë Tiranë, një tabelë dore me mbishkriminin “Ministria e Financave”,një çantë sportive me tre flamuj të cilët përdoren nga arbitrat e futbollit etj…”.

Gjithashtu Altin Ndoci, rezulton të ketë lidhje shoqërore me Arben Muçon, pukjanin e arrestuar në 2018 në qytetin e Fierit, për tentativën e grabitjes me armë të familjes së Minella Muçit dhe tentativën e vrasjes së punonjësve të policisë në Fier. Tashmë Altin Ndoci po verifikohet nga policia për pozicionin e tij në këtë ngjarje, ku grabitja dështoi vetëm falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë së Fierit. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me armë, mbeti i vrarë Xhuljan Sollaku 20 vjeç ndërsa shoku i Altin Ndocit, Arben Muço, u plagos dhe u arrestua më pas nga policia. Personat e tjerë që ishin me ta atë natë Marsi 2018 u larguar me shpejtësi, duke mos u arrestuar sot e kësaj ditë nga policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË SHPALLUR "ZONË E GJELBËR"/ E ndalur me ligj, por sërfisti në Sarande nuk i reziston detit
Previous article “GRABITJA SHKAKTOI TRONDITJE”/ Lleshaj: Autorët duhet të paguajnë jo vetëm detyrimin përballë ligjit, por edhe…

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË PROTESTË/ Nis hedhja e gurëve Aktualitet

TENSIONE NË PROTESTË/ Nis hedhja e gurëve

PROTESTA E STUDENTËVE/ Pas sulmit me zjarr, Gjykata e Lartë blindon dritaret me barriera hekuri Aktualitet

PROTESTA E STUDENTËVE/ Pas sulmit me zjarr, Gjykata e Lartë blindon dritaret me barriera hekuri

E PËSON KEQ/ Po transportonte armë zjarri me taksi, arretohet 30-vjeçari në Dibër (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Po transportonte armë zjarri me taksi, arretohet 30-vjeçari në Dibër (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT